Lajme

Zaev tregon se kur do të formohet qeveria e re

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 04 May 2017

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, pas takimit me përfaqësuesit e OSBE-së, tha se Prokuroria ende nuk e ka ftuar atë, por edhe deputetët tjerë si palë të dëmtuar që të dëshmojnë në lidhje me dhunën në Kuvend që ndodhi më 27 prill të këtij viti.

Ai tha se dëshmi ka mjaft dhe se pret që Prokuroria t’i ndërmerr të gjitha hapat për dënimin e dhunuesve.

Në lidhje me atë se kur do të formohet Qeveria e re, Zaev tha se pritet që të dërgohet letra e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, deri te presidenti, Gjorge Ivanov, për ta njoftuar se ka shumicë parlamentare, dhe pastaj sa më shpejt Ivanov duhet ta jep mandatin për formimin e Qeverisë, njofton Portalb.mk.

-Advertisement-

Zaev gjithashtu tha se është i gatshëm që të shkojë te Ivanovi që t’ia japë garancinë e kërkuar se do të ruhet sovraniteti dhe unitariteti i Maqedonisë në Qeverinë e re.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera