Zv/ministri Kilaj thotë se Mustafa dhe ministrat e LDK-së dështuan në zhvillimin ekonomik
Autori: Gazeta inFokus
11:29 | 03 Maj 2017
Zëvendësministri i Financave, Isni Kilaj thotë se Qeveria drejtuar nga Isa Mustafa ka dështuar në krijimin e kushteve për zhvillim apo hapjen e vendeve të punës në sektorin privat.
Ai në një prononcim për ‘Indeksonline’, ka thënë se kryeministri Mustafa dhe ministrat Hoti e Bajrami po krekosën se kanë zhvillim të jashtëzakonshëm ekonomik në sektorin privat, por të dhënat zyrtare, sipas tij, flasin të kundërtën.
“Për katër vite në qeverisjen Thaçi janë punësuar 43941 ose për çdo vit i bie 10985 veta, ndërsa në qeverisjen Mustafa rritja vjetore është nga 52666 veta. Dhe kjo është numër shumë më i vogël. Ata nuk kanë më çka të krenohen. Përkundrazi ka pas ngecje”, ka thënë Kilaj.
Krejt këto ngecje, sipas tij, vijnë si rezultat i mosinvestimeve në sektorin privat dhe në kohën kur nuk ka investime nuk mund të hapen vende të reja të punës.
“Qeveria duhet të ndjekë politika të reja zhvillimore dhe jo politika tilla sikur jemi në vitet 1999-2000. Kjo Qeveri po përdor strategjinë e njëjtë zhvillimore për shtrim të asfaltit, në shpenzim kot të buxhetit dhe jo në investime kapitale ku do të hapeshin vende të reja të punës”, ka shtuar Kilaj.
Tutje, zyrtari i PDK-së thotë se për dy vite nuk ka pasur asnjë investim të madh dhe nuk është realizuar as termocentrali dhe nuk është ndërtuar asnjë hidrorcentral.
“Unë po e paraqes gjendjen reale ekonomike dhe të punësimit. Unë kam dëgjuar dhe po i përcjell në media krekosjet e zyrtarëve tanë qe flasin për zhvillim dhe rritje të punësimit. Por, dështimet janë evidente dhe ato duhet të pranohen”, ka shtuar Kilaj.
Kilaj, i cili është edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së ka prezantuar edhe një dokument ku shihet numri i të punësuarve në kohën e Qeverisë Thaçi dhe Qeverisë aktuale Mustafa.
Edhe në të kaluarën zv-ministri Kilaj ka kritikuar ministrin Hoti për politikat zhvillimore dhe ka reaguar për punësime të militanteve të LDK-së në ATK dhe ministri të Financave.
/Indeksonline/



T� tjera
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
































