Lajme

Ish-presidentja koreano-jugore hedh poshtë akuzat për korrupsion

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 02 Maj 2017

Avokatët e ish-presidentes koreano-jugore, Park Geun-Hye, e shkarkuar pas akuzave për korrupsion, hodhën zyrtarisht poshtë të gjitha këto akuzat gjatë një seance dëgjimore paraprake.

Aktualisht e ndaluar, Park, 65 vjeç, u shpall fajtore për abuzime me pushtetin, korrupsion dhe zbulim të sekreteve shtetërore.

“Ne hedhim poshtë çdo akuzë”, deklaroi sot para gjykatës së distriktit qendror të Seulit, avokati Yoo Young-Ha, kreu i ekipit të mbrojtjes së ish-presidentes.

-Advertisement-

Park, prania e së cilës në këtë seancë nuk ishte e detyrueshme, kishte zgjedhur të mos merrte pjesë.

Çështja është përqendruar në influencën e një mikeje 40-vjeçare të ish-presidentes, e cila ka luajtur rolin e këshilltares në hije të Park, ndërkohë që nuk kishte asnjë pozicion zyrtar.

Choi gjykohet aktualisht për përfitime nga pozicioni për të detyruar grupet e mëdha të vendit për të dhënë rreth 70 milionë dollarë për dy fonadacione që ajo kontrollonte, shuma të cilat ajo i kishte për përdorim personal.

Kjo është presidentja e tretë e arrestuar për një çështje korrupsioni në Korenë e Jugut

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy