Lajme

Situata në Maqedoni, Meta-Xhaferrit: Konflikti është politik, jo ndër-etnik

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 28 April 2017

Kreu i Kuvendit Ilir Meta i ka telefonuar homologut të tij të zgjedhur në Maqedoni, Talat Xhaferri, të cilit i shprehu keqardhjen për dhunën e papranueshme në ambientet e Parlamentit të Maqedonisë.

Ai siguroi Xhaferrin për mbështetjen e plotë të Kuvendit të Shqipërisë ndaj stabilitetit dhe demokracisë në Maqedoni.

“Shpreh keqardhje për dhunën e papranueshme në ambientet e Parlamentit të Maqedonisë. Mbështesim zgjidhjen e krizës në Maqedoni përmes mjeteve kushtetuese e demokratike. Konflikti është politik dhe jo ndër-etnik”, është shprehur Meta.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera