Lajme

Rusia: Sulmet ajrore të SHBA-së në Siri e dëmtojnë procesin e paqes

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 26 April 2017

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë sot se sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara ndaj bazës së Ushtrisë Siriane në fillim të këtij muaji i dëmtojnë prospektet për zgjidhje politike për vendin e shkatërruar nga lufta.

Sulmet ajrore amerikane erdhën si kundërpërgjigje ndaj sulmit me armë kimike të 4 prillit në qytetin verior sirian, për të cilin Uashingtoni e fajësoi Qeverinë e Sirisë, transmeton Express.

Lavrov tha sot në një konferencë të sigurisë se sulmi ishte pretekst për ndryshimin e regjimit në Siri dhe shtoi se kundërpërgjigja e SHBA-së e largon edhe më tej prospektin për një front të gjerë ndërkombëtar kundër terrorit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera