Lajme

Mazreku: Demarkacionin po e bllokon LDK-ja

Autori: Gazeta inFokus 20:07 | 25 April 2017

Profesori i Integrimeve Evropiane, Avni Mazreku, ka thënë se zgjedhjet janë të pashmangshme në këtë kohë, pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës janë treguar të pavullnetshëm për të ratifikuar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që ka bllokuar liberalizimin e vizave.

Ai ka thënë se fajin më të madh për këtë cështje e ka Lidhja Demokratike e Kosovës, që nuk ka arritur t’i bind depuetët e saj për ta votuar këtë marrëveshje.“Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë më të zorshmit. Isa Mustafa nuk ka dështuar t’i sigurojë votat brenda koalicionit, por ka dështuar t’i sigurojë votat e LDK-së. Kundërshtimet e Partisë Demokratike të Kosovës janë minore. Prej asaj çka është thënë në media, gjashtëmbëdhjetë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës e kanë kundërshtuar ratifikimin e demarkacionit”, tha Mazreku në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Zgjedhjet janë zgjidhje. Janë të pashmangshme. Koalicionet e mëdha zakonisht formohen kur ka agjenda të mëdha përpara. Por ky nuk ka arritur t’i kryejë”, tha Mazreku.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera