Fokus

Sala Jashari përmend raportimin e Infokusit për mungesën e Avastinit: Pacientët pa këtë ilaç që nga 14 gushti

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 13 November 2026

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, ka kërkuar që sigurimi i barnave esenciale dhe trajtimi i pacientëve me kancer të jenë prioritete reale në buxhetin e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Gazeta Infokus kishte raportuar se po mungon barna Avastin në Klinikën e Onkologjisë, ku  në tenderin e ri Barnatorja Qendrore kishte rritur për 692 mijë euro më shumë shifrën e tenderit për furnizim me Bevacizumab-it (Avastin), nga shuma që e kishte paraprakisht e për të cilën sipas tyre kishe aplikuar vetëm një operator ekonomik.

“VAZHDON SKANDALI ME TERAPINË E KANCERIT” – QKUK pranon: S’ka kontratë për Avastin, nuk dihet kur rikthehet furnizimi

-Advertisement-

Duke folur në Kuvend, Jashari ku ka kërkuar interpelancë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ajo ka ngritur shqetësimin për mungesën e barnave onkologjike dhe rastin e pacientes me kancer, e cila mbeti katër muaj pa marrë terapinë e nevojshme para se të vdiste.

“Duam të dërgojmë një mesazh të qartë: shëndetësia, trajtimi i pacientëve me kancer, sigurimi i barnave esenciale dhe përmirësimi i kushteve shëndetësore duhet të jenë prioritete reale buxhetore e jo vetëm premtime në letër. Sa vite duhet me kalu në këtë parlament dhe me ardhë me arsyetime se ne hallkat e tyre ka qenë një problem. Keni deklaruar se furnizim ka, por duhet me ditë sa pacient ka që po ju shtyhen terapit duke mos pasë barna. Atyre ju nevojitet terapia në kohën e duhur”, ka deklaruar Jashari.

 

ÇMIME QË NUK BESOHEN! Comodita Home sjell oferta të jashtëzakonshme për Black Friday, me zbritje deri në 75%!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy