“VAZHDON SKANDALI ME TERAPINË E KANCERIT” – QKUK pranon: S’ka kontratë për Avastin, nuk dihet kur rikthehet furnizimi
Autori: Gazeta inFokus
20:56 | 10 Tetor 2026
Hulumtimi i Gazetës Infokus për mungesën e terapisë për pacientët me kancer ka nxjerrë detaje të reja. QKUK-ja ka konfirmuar zyrtarisht se aktualisht nuk ka kontratë valide për Bevacizumab (Avastin), ndërsa nuk dihet se kur do të rikthehet furnizimi i rregullt.
Sipas përgjigjes që QKUK-ja i ka dërguar Infokusit, mungesa e kontratës është pasojë e procedurave të papërfunduara me operatorët ekonomikë, duke bërë që furnizimi i rregullt me këtë bar aktualisht të mos jetë i mundur.
“Për momentin nuk mund të konfirmohet një datë e saktë për rikthimin e furnizimit të rregullt, pasi kjo varet nga përfundimi i procedurave përkatëse dhe sigurimi i kontratës valide”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.
Institucioni ka konfirmuar gjithashtu se aktualisht janë rreth 35 pacientë që trajtohen me skema terapeutike në të cilat Bevacizumab-i indikohet si terapi shtesë. Sipas QKUK-së, në mungesë të këtij bari, kimioterapia bazë vazhdon sipas vlerësimit të mjekut dhe gjendjes klinike të pacientit.
Ndërkohë, gjatë hulumtimit në terren, një paciente i ka treguar Infokusit se, pasi terapia mungonte në spital, i ishte thënë ta kërkonte në barnatore. Ajo kishte menduar se kushtonte rreth 60-70 euro, por, sipas saj, kishte mësuar se çmimi mund të shkonte deri në 600 euro.
Për fazën në të cilën ndodhet procedura e prokurimit, QKUK-ja e ka drejtuar Infokusin te Barnatorja Qendrore dhe strukturat përgjegjëse për prokurim.
Infokusi do të vazhdojë hulumtimin për të zbuluar kur ka përfunduar kontrata e fundit, ku ka ngecur procedura e re dhe pse nuk është siguruar me kohë kontrata për furnizimin me këtë terapi.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...




































