Hegseth përmend Kosovën, teksa mbrohet pas nismës për shkarkimin e tij
Autori: Gazeta inFokus
20:57 | 10 November 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, përmendi ndërhyrjen ushtarake në Kosovë më 1999, gjatë presidencës së Bill Clintonit, teksa mbrojti veten nga një nismë për shkarkimin e tij, e iniciuar nga një kongresist i Partisë Republikane.
Në një konferencë për media në Pentagon, më 10 nëntor, Hegseth argumentoi se asnjë sekretar amerikan i Mbrojtjes nuk ishte shkarkuar për udhëheqjen e operacioneve ushtarake që ai i cilësoi të ligjshme.
“Asnjëherë, me apo pa rezolutë për kompetencat e luftës. As nën Reaganin në Liban, as nën Clintonin në Kosovë, as nën Obamën në Irak dhe Siri, as nën Bidenin në Irak dhe Siri. Ky është standardi”, tha Hegseth.
Ai iu referua ndërhyrjeve të mëparshme amerikane për të kundërshtuar përpjekjen për shkarkimin e tij, të cilën e cilësoi si mosmarrëveshje politike dhe jo si çështje të shkeljes së ligjit.
Shtetet e Bashkuara udhëhoqën fushatën ajrore të NATO-s kundër forcave jugosllave në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë.
Ndërhyrja 78-ditore synonte t’i jepte fund dhunës dhe dëbimit të shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe.
Deklarata e Hegsethit vjen pasi kongresisti republikan, Thomas Massie, paraqiti më 9 nëntor tetë akuza për shkarkimin e sekretarit të Mbrojtjes, duke e akuzuar atë për shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve amerikane, gjatë udhëheqjes së operacioneve ushtarake.
Akuzat lidhen kryesisht me luftën e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, përfshirë pretendimin se operacionet janë zhvilluar pa autorizimin e Kongresit.
Massie ngriti gjithashtu shqetësime për sulmet amerikane ndaj anijeve të dyshuara për trafikim droge në Karaibe dhe Paqësor, operacionet në Jemen e Venezuelë dhe trajtimin e viktimave civile.
Hegseth i hodhi poshtë akuzat, duke këmbëngulur se operacionet ishin të ligjshme, të urdhëruara nga presidenti Donald Trump dhe të zbatuara nga ushtria amerikane.
“Ajo që po përpiqet të bëjë një kongresist i pakënaqur dhe i mundur, nuk është mbikëqyrje dhe as kërkim llogarie. Është një spektakël politik, një manifest personal i nxitur nga egoja dhe pakënaqësia”, tha ai.
Ai e përshkroi nismën si përpjekje për të dëmtuar presidentin Trump dhe forcat e armatosura amerikane.
Sipas Hegsethit, dallimet mbi politikat ushtarake duhet të trajtohen përmes legjislacionit, debatit dhe zgjedhjeve, jo përmes procedurave të shkarkimit.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes kundërshtoi edhe pretendimet për sulme ndaj civilëve, duke thënë se ato përbëjnë akuza të pabaza ndaj pjesëtarëve të ushtrisë që kanë zbatuar urdhrat.
Ai mbrojti operacionet kundër Iranit dhe sulmet ndaj anijeve të dyshuara për trafikim droge, duke i paraqitur si masa për mbrojtjen e sigurisë amerikane.
Hegseth paralajmëroi, gjithashtu, se forcat amerikane mbeten të gatshme të veprojnë, nëse Irani përshkallëzon konfliktin.
Presidenti Trump i ka dalë në mbrojtje sekretarit të tij të Mbrojtjes, duke vlerësuar veprimet e tij në Iran dhe Venezuelë dhe duke kundërshtuar nismën për shkarkim.
Dhoma e Përfaqësuesve pritet të votojë deri më 11 nëntor për nismën kundër Hegsethit. Republikanët mund të kërkojnë bllokimin e saj ose dërgimin për shqyrtim në komision, pa kaluar domosdoshmërisht në votimin për shkarkim.
Për shkarkimin e një zyrtari të lartë amerikan, fillimisht nevojitet miratimi i akuzave nga shumica e Dhomës së Përfaqësuesve.
Më pas, Senati duhet ta shpallë fajtor me shumicë prej dy të tretash për ta larguar nga detyra.
Nisma është veçanërisht e ndjeshme për administratën Trump, pasi është ndërmarrë nga një kongresist i partisë së presidentit, pas humbjeve të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, më 3 nëntor. /REL

T� tjera
-
Konsullata e Kosovës në New York mbyllet të mërkurën, njofton qytetarët për rastet emergjente
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York do të jetë e mb...
-
3,500 zogj brojlerë, therje hallall dhe mish i freskët- njihuni me fermerin nga Drenasi
Në fshatin Krajkovë të Drenasit, fermeri Xhemajl Bytyqi ka ndërtuar një vepri...
-
VV-ja kërkon nga Prokuroria hetimin e Ramës për mbi 2 milionë eurot e shpenzuara jashtë destinimit
Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka reaguar pas gjetjeve të Zyrës K...
-
Bogujevci: Projekti kryesor i Teatrit të Operës dhe Baletit, drejt finalizimit
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit në Kosovë, Saranda Bogujevci, ka bërë të di...
-
Abdixhiku shpreh mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të IRI-t ndaj LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim drejtorin e lartë për ...
-
Mehaj uron 251-vjetorin e Trupave të Marinës Amerikane: Krenar që shërbeva krah për krah me ju
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka uruar 251-vjetorin e the...
-
Plagosen me ar*më zjarri dy persona në Gjakovë, i dyshuari arrestohet, sekuestrohet një push*kë automatike
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë e Gjakovës, konfirmoi se sot rreth orës...
-
Maqedonci: Buxheti për mbrojtjen më 2027, më i larti në histori
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se buxheti për mbrojtjen e Rep...
-
Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Kosova shtet i pavarur, s’ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ndal edhe tek Kosova, gjatë një diskut...
-
Punëtorët e KEK protestojnë pasnesër para zyrave të menaxhmentit, këto janë dy kërkesat e tyre
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të protestojnë më 12 n...
-
Çmimi i naftës bie edhe më tej në bursat ndërkombëtare, në Kosovë lirimi po reflektohet ngadalë
Çmimet e naftës kanë shënuar rënie të ndjeshme në bursat ndërkombëtare të mar...
-
Koalicion PDK-VV? Mustafa thotë se u takua me Kurtin: Gjeti kohë me dëgju
Rrustem Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka folur për idenë e bashkëp...


































