Prokuroria nis hetimet ndaj punonjësit të Raiffeisen Bank për publikimin e transaksioneve bankare të Përparim Ramës
Autori: Gazeta inFokus
16:16 | 06 November 2026
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar se tashmë ka nisur edhe procedurat hetimore për rastin e punëtorit të “Raiffeisen Bank”, i cili dyshohet se pa autorizim është qasur në llogarinë bankare të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe ka shpërndarë pasqyrën dhe transaksionet financiare.
Lidhur me rastin, Prokuroria ka deklaruar se ka autorizuar Policinë e Kosovës për të ndërmarrë veprime në zbardhjen e rastit.
“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se rasti në fjalë është pranuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme parahetimore, me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të rastit”, kanë thënë nga Prokuroria e Shtetit.
Për shkak të mundësisë së cenimit të hetimeve, nga Prokuroria nuk kanë ndarë detaje të tjera lidhur me rastin.
“Megjithatë, duke marrë parasysh fazën aktuale të procedurës penale, për momentin nuk mund të ofrojmë detaje shtesë lidhur me këtë çështje, sepse mund të cenohet mbarëvajtja e procesit hetimor”, kanë deklaruar nga Prokuroria e Shtetit.
Të enjten, Komuna e Prishtinës përmes një përgjigjeje me email kishte konfirmuar se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të ndjekë rrugë ligjore për rastin në fjalë.
Sipas Komunës, vetë Banka Raiffeisen ua kishte konfirmuar se e kanë identifikuar personin që është qasur pa autorizim në llogarinë e kreut të Komunës dhe se të njejtin e kanë larguar nga puna.
“Kryetarit Rama i është konfirmuar se një punonjës i Raiffeisen Bank është qasur pa autorizim në llogarinë bankare të tij dhe ka shpërndarë të dhëna personale nga llogaria e tij.Për këtë shkelje të rëndë, kryetari Rama ka dorëzuar ankesë zyrtare dhe ka kërkuar sqarime nga banka. Sipas Raiffeisen Bank, punonjësi i gjinisë mashkull, përgjegjës për këtë shkelje të rëndë është identifikuar dhe është larguar nga puna”, kanë treguar nga Komuna e Prishtinës.
Për rastin në fjalë kanë folur të enjten për Express edhe nga Banka Raiffeisen duke konfirmuar se kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme pas ankesës së Përparim Ramës.
“Ju konfirmojmë se ankesa nga Kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama, është trajtuar në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullatore. Pas hetimit dhe shqyrtimit të rastit, kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi, përfshirë edhe njoftimin e autoriteteve kompetente.”, kanë deklaruar nga Banka Raiffeisen për Express.

T� tjera
-
Momente emocionuese: I biri i heroit Afrim Bunjaku, nga sot polic i Kosovës
Një moment emocionues ka shënuar ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-...
-
Pakënaqësi me pagat, punëtorët e KEK-ut thërrasin protestë
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) pritet të dalin në protes...
-
Aktakuzë për fajde në Prizren: I dyshuari përfitoi mbi 400 mijë euro kamata, kërkoi prona me vlerë 1 milion euro
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur ...
-
Nisë ceremonia e shumëpritur për diplomimin e kadetëve, pas sigurimit të uniformave
Ka nisur ceremonia e diplomimit të kadetëve të gjeneratës së 63-të të Policis...
-
Përfundon në paraburgim personi që sul*moi gjyqtaren në Viti
Gjykata Themelore në Gjilan, dega Viti ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, pë...
-
Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt mban mbledhjen me dyer të mbyllura
Komisioni Hetimor Parlamentar, i mandatuar për të hetuar veprimet dhe mosvepr...
-
MASh, prindërve: Ruani librat, javën tjetër nisim verifikimin e përdorimit të mjeteve të subvencioneve
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ua ka rikujtuar prindërve dhe kujdestarëve l...
-
Vr*au Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij
Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar nd...
-
Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë realizimit të inspektimeve në terren, ka ...
-
Linda Bekteshi: Dyert e LDK-së në Obiliq janë të hapura për të gjithë, por kontributi duhet respektuar
Asambleistja në Kuvendin Komunal të Obiliqit dhe njëherësh nënkryetare e Lidh...
-
Mobilizohet Prokuroria për trajtimin e dhunës në familje, u.d kryeprokuroja mbledhë strukturat
Ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valb...
-
Disa linja të autobusëve në Prishtinë ndryshojnë lëvizjet për nesër
Për shkak të organizimit të garës së çiklizmit “Criterium Prishtina 2026” dhe...


































