Lajme

Fajde e narkotikë- Ekstradohen dy persona, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 21:41 | 04 November 2026

Policia e Kosovës ka realizuar të mërkurën dy ekstradime ndërkombëtare, në kuadër të bashkëpunimit me institucionet e drejtësisë dhe autoritetet e shteteve partnere.

Sipas njoftimit të Policisë, një shtetas gjerman me inicialet D.J. është ekstraduar nga Kosova në Gjermani, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet gjermane për veprën penale të trafikimit me narkotikë.

Ndërkaq, në drejtim të kundërt, nga Italia në Kosovë është ekstraduar shtetasi kosovar B.B., i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

-Advertisement-

Ai dyshohet për përfshirje në veprat penale të fajdesë dhe detyrimit.

Të dy ekstradimet janë realizuar më 4 nëntor, përmes bashkëpunimit të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, njësive relevante të Policisë së Kosovës dhe institucioneve të drejtësisë me shtetet partnere. /insajderi.org/

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy