Haxhiu: Ligji për Specialen duhet t’u shërbejë krerëve të UÇK-së në Hagë
Autori: Gazeta inFokus
12:30 | 02 November 2026
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka folur për media dhe ka kërkuar që vëmendja e institucioneve të përqendrohet në hartimin e strategjisë që do t’u shërbejë krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shkallën e apelit në Hagë.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka formuar grupin punues për hartimin e kësaj strategjie, ndërsa ka kërkuar seriozitet dhe profesionalizëm në këtë proces.
“Tashmë Qeveria e Republikës së Kosovës ka formuar grupin punues për hartimin e strategjisë, dhe unë gjithnjë kam kërkuar që e gjithë vëmendja, përqendrimi ynë të zhvendoset pikërisht te kjo strategji, që duhej apo do të duhej të përpilohej në atë mënyrë që t’u shërbejë krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shkallën e apelit. Pra, kam kërkuar vëmendje, seriozitet, profesionalizëm, që vëmendja dhe puna jonë të zhvendoset pikërisht te kjo strategji”, tha ajo.
Ndërkaq, sa i përket ligjit të kthyer në Kuvend, Haxhiu ka bërë të ditur se ai i është adresuar Komisionit për Legjislacion, i cili ka katër javë kohë për ta trajtuar.
Ajo ka thënë se do të takohet me kryetarin e këtij komisioni për të diskutuar qëndrimet lidhur me procedurën që duhet ndjekur, pasi, sipas saj, ekzistojnë dy interpretime nga juristët për mundësinë e ndryshimit të ligjit pas kthimit në lexim të tretë.
“Sa i përket ligjit, tashmë e kam adresuar kthimin e ligjit te Komisioni për Legjislacion. Komisioni për Legjislacion ka katër javë kohë; unë do të takoj sot kryetarin e Komisionit për Legjislacion, për të parë qëndrimet që Komisioni për Legjislacion i ka në këtë drejtim. Më lejoni që t’ju informoj që ka dy interpretime nga juristët; pra, një grup i juristëve që thekson se pas kthimit të ligjit në lexim të tretë, ky vendim mbetet vetëm ta votojë ose të mos e votojë. Dhe grupi tjetër është që mund të bëjë ndryshime në këtë drejtim. I mbetet Komisionit për Legjislacion që ta trajtojë këtë çështje. Ju e dini që unë kam pasur një deklarim për këtë, por deklarimi im është i bazuar vetëm në një gjykim të Gjykatës Kushtetuese, në rastin e presidentes Atifete Jahjaga”, tha ajo.

T� tjera
-
Ezani i heshtë deputetët për disa minuta në Komisionin për vrasjen e Arlinda Zekajt, hoxha lutet
Anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt kanë n...
-
Tahiri kërkon debat parlamentar për energjinë, kritikon çmimet e larta dhe gjendjen në këtë sektor
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që Kuvendi ...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, Ramadani: Komisioni hetimor parlamentar do të punojë mbi bazën e fakteve
Është konstituar sot komisioni hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Kuvendi mblidhet të enjten, këto projektligje pritet të shqyrtohen
Seanca e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten në orën 12:00. Në mesi...
-
Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimi...
-
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në rend dite projektligje dhe ndryshime në komisionet parlamentare
Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku pritet ...
-
Bajrami kritikon Qeverinë për humbjen e 43.8 milionë eurove
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me humbjen e 43.8 mili...
-
Osmani në Oxford: Zëri i Kosovës është zëri i një populli që e di çmimin e lirisë
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë javën e kaluar në një...
-
Rasti i Arlindës, kërkohet më shumë vigjilencë dhe përkushtim në Prokurorinë e Pejës
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores së Prok...
-
Shtatë raste të dhu*nës në familje të raportuara në 24 orë, në gjashtë prej tyre viktimat janë gra
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 ...
-
Mbi 1 mijë çifte kosovare u shkurorëzuan brenda 9 muajve, korriku prin me raste
Vetëm për nëntë muaj, nga janari deri në shtator të këtij viti, janë regjistr...
-
Kërkohet paraburgim ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha
Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj drejtorit të Spit...





























