Lajme

Tahiri kërkon debat parlamentar për energjinë, kritikon çmimet e larta dhe gjendjen në këtë sektor

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 02 November 2026

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mbajë debat parlamentar për gjendjen në sektorin e energjisë, çmimet e larta dhe problemet me furnizimin me energji elektrike.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri bëri të ditur se është arritur pajtim që debati për këtë çështje të mos mbahet këtë javë, por të zhvillohet javën e ardhshme.

Ai ka kritikuar gjendjen në sektorin energjetik, duke thënë se Kosova po përballet me çmime të larta të importit të energjisë elektrike, ndërkohë që blloku B1 është jashtë funksionit.

-Advertisement-

“Kërkesa jonë për debat për energji dhe dështimet që kanë ndodhur në këtë sektor, çmimet e larta, u dakorduam të mos mbahet këtë javë por javën e ardhshme. Edhe pse është një temë bukur e rëndësishme, meqë ndërlidhet me energjinë, sot për Kosova është duke ble çmimin më të lartë të energjisë në nivel të Ballkanit Perëndimor, blloku më i rëndësishëm B1 është jashtë funksionit. Sot Kosova në shumicën e qyteteve gjendet në terr”, tha ai.

Ndërkohë, seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, duke filluar nga ora 12:00.

Në mesin e pikave të propozuara për këtë seancë janë shqyrtimi i parë i tri projektligjeve: Projektligjit për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligjit për Regjistrimin e Bujqësisë dhe Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

Deputetët pritet të shqyrtojnë edhe Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për auditimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2025.

Në rend dite janë paraparë gjithashtu propozimet e grupeve parlamentare të LVV-së, PDK-së dhe Listës Serbe për zëvendësimin ose emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy