Lajme

Vrasja e Arlinda Zekajt, Ramadani: Komisioni hetimor parlamentar do të punojë mbi bazën e fakteve

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 02 November 2026

Është konstituar sot komisioni hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt. Në mbledhjen e parë të këtij komisioni u diskutua mbi veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me rastin tragjik më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Kryetari i komisionit, Burim Ramadani është zotuar publikisht se komisioni do të punojë mbi faktet dhe argumentet reale mbi vrasjen e Arlinda Zekajt. Ai po ashtu tha se pret që puna e komisionit të mos politizohet.

Ramadani njoftoi se në komision përfshihen tri faza, faza e hetimeve që përfshin mbledhjen e provave, vlerësimin e hetimeve dhe përgatitjen e raportit final.

-Advertisement-

Nënkryetar i komisionit hetimor është Adnan Rrustemi. Anëtarët janë Armend Baloku, Arijeta Rexhepi, Osman Musliu, Adelinë Tërshani, që të gjithë nga VV, Besa Kabashi-Ramaj, Eman Rrahmani nga PDK, Doarsa Kica-Xhelili LDK, Jovana Radosavleviq Lista Serbe, Emilia Rexhepi nga Grupi Multietnik.

Arlinda Zekaj u vra në Vitomiricë të Pejës, më 25 tetor, nga kunati i saj. 11 zyrtarë policorë janë suspenduar në lidhje me rastin. Po ashtu, janë suspenduar kryeprokurorja dhe prokurorja e Pejës, ndërsa dorëheqje ka dhënë drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy