Lajme

Inspektorati Mjedisor ndërhyn në lagjen “Kodrina” në Prishtinë, urdhërohet pastrimi i mbeturinave ilegale

Autori: Gazeta inFokus 21:44 | 30 October 2026

Inspektorati Mjedisor ka ndërmarrë veprime në lagjen “Kodrina” në Prishtinë, pas ankesave të banorëve për hedhjen ilegale të mbeturinave.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, përmes një postimi në facebook.

Ajo ka njoftuar se pas ankesës së banorëve, Inspektorati Mjedisor ka urdhëruar Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” që të bëjë menjëherë pastrimin e mbeturinave të hedhura në mënyrë ilegale nga persona të papërgjegjshëm.

-Advertisement-

Pacolli ka theksuar se ankesat e qytetarëve janë prioritet, duke bërë thirrje për menaxhim më të përgjegjshëm të mbeturinave dhe ruajtjen e pastërtisë në lagjet e qytetit.

“Zëri juaj është prioritet për ne! Bëjmë thirrje për menaxhim të përgjegjshëm të mbetjeve, që lagjet tona të mbeten të pastra dhe të sigurta”, ka shkruar Pacolli.

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy