AUV tërheq nga tregu mishin e ngrirë të pulës nga Brazili, konstaton bakterin Salmonella
Autori: Gazeta inFokus
21:13 | 30 October 2026
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar përkohësisht shitjen dhe ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të disa produkteve të mishit të ngrirë të pulës, të importuara nga Brazili nga kompania Apetit SHPK, pasi në mostrat e analizuara është konstatuar prania e bakterit Salmonella Minnesota, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas njoftimit të AUV-së, bakteria është identifikuar gjatë kontrolleve të jashtëzakonshme të mishit të importuar, të cilat janë urdhëruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja.
“Produktet për të cilat është marrë vendim për ndalimin e qarkullimit janë të dy markave. Coopavel – LOT: R-14427, numri i aprovimit SIF 3887. Superfrango – LOT: R20598, numri i aprovimit SIF 3404. AUV ka bërë të ditur se Salmonella Minnesota është një bakter patogjen që mund të shkaktojë infeksione gastrointestinale dhe paraqet rrezik për shëndetin e konsumatorëve. Infeksioni mund të transmetohet përmes konsumimit të ushqimit të kontaminuar, por edhe përmes kontaminimit të kryqëzuar gjatë përgatitjes së mishit”
Agjencia u ka bërë thirrje qytetarëve që posedojnë produktet me numrat përkatës të LOT-it të mos i konsumojnë dhe t’i kthejnë në pikat e shitjes.
Ndërkohë, kontrollet po vazhdojnë për të verifikuar të gjithë sasinë e importuar, përfshirë shpërndarjen në pikat e shitjes, kushtet e ruajtjes dhe analizat shtesë laboratorike.
AUV ka bërë të ditur se do të mbikëqyrë zbatimin e masave dhe do ta informojë publikun për rezultatet e kontrolleve dhe veprimet e mëtejshme./Gazeta Infokus/
Njoftimi i plotë:

T� tjera
-
Pasiguria gjeopolitike dhe tensionet tregtare, Kanadaja dhe BE-ja krijojnë aleancë të re
Kanadaja dhe Bashkimi Evropian kanë njoftuar krijimin e një aleance të re të ...
-
KFOR-i dhe ambasadori italian diskutojnë koordinimin dhe sigurinë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar me ambasado...
-
Dokument| Rina Dragidella, mbesa e Xhelal Sveçlës emërohet kundërligjshëm diplomate në Washington
Rina Dragidella, mbesa e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ësh...
-
Inspektorati Mjedisor ndërhyn në lagjen “Kodrina” në Prishtinë, urdhërohet pastrimi i mbeturinave ilegale
Inspektorati Mjedisor ka ndërmarrë veprime në lagjen “Kodrina” në Prishtinë, ...
-
Pas fitores së “Listës së Studentëve”, dyshohet se po shkatërrohen dokumente të institucioneve paralele edhe në Kosovë
Kush është kompetent që të reagojë nëse shkatërrohet dokumentacioni në instit...
-
SHBA-ja konfirmon mbështetjen për misionin e KFOR-it në Kosovë
E Ngarkuara me Punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka p...
-
Ambasada e SHBA-së deklarohet për zgjedhjet në Serbi që përmbysën Vuçiqin: I gëzohemi tranzicionit të rregullt të pushtetit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë uruar Listën Studentore dhe qytetarët e ...
-
Pamje nga protesta që u mbajt sot për Arlinda Zekajn në Pejë, protestuesit ngjyrosën me të kuqe këpucët e policëve
Sot protesta kundër vrasjes së grave, pas rastit të rëndë të Arlinda Zekajt, ...
-
Rama: Studentët po kërcënohen, kam mesazhe të prindërve që luten për ndihmë
Kryeministri Edi Rama, në tryezën e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbr...
-
Musliu: Dorëheqja nuk është më çështje zgjedhjeje, por përgjegjësi e pashmangshme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar...
-
Publikohet letra që Gazmend Hoxha i dërgoi Kurtit, bashkë me dorëheqjen e tij
Policia e Kosovës ka publikuar letrën që ish-drejtori i përgjithshëm Gazmend ...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në agjendë caktimi i seancës së radhës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës të hënën, më 2 n...
































