Lajme

Protestuesit nisin vendosjen e tendave para Qeverisë së Kosovës (PAMJE)

Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 30 October 2026

Protestuesit që po kërkojnë drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajn, në Pejë, kanë nisur vendosjen e tendave para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Ky veprim vjen në kuadër të protestave të vazhdueshme pas vrasjes së Arlindës, e cila kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet vetëm pak ditë para se të vritej.

Përmes protestave, qytetarët po kërkojnë drejtësi për Arlindën dhe përgjegjësi nga institucionet që ishin të përfshira në trajtimin e rastit të saj.

-Advertisement-

Vendosja e tendave sinjalizon se protestuesit mund ta zgjasin qëndrimin para Qeverisë, ndërsa ende nuk dihet sa kohë do të vazhdojë protesta.

Vrasja e Arlinda Zekajt ka nxitur reagime të shumta në vend, duke ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si institucionet i trajtojnë rastet e dhunës dhe kërcënimeve ndaj grave./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni pamje:

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy