Musliu: Dorëheqja nuk është më çështje zgjedhjeje, por përgjegjësi e pashmangshme
Autori: Gazeta inFokus
19:16 | 30 October 2026
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, duke kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti për mënyrën se si ka vepruar pas këtij rasti.
Përmes një reagimi, Musliu ka thënë se Kurti është përpjekur të qetësojë opinionin publik përmes afateve të ashpra dhe deklaratave për seriozitet institucional, por sipas saj, kjo përfundoi me konferencën e përbashkët të ministres Donika Gërvalla dhe ministrit Xhelal Sveçla.
Ajo ka vlerësuar se rasti i Arlinda Zekajt nuk kërkon konferenca apo sqarime institucionale, pasi, sipas saj, vetë Zekaj kishte bërë të ditur se kishte kërkuar ndihmë, kishte denoncuar dhunën dhe kishte paralajmëruar për rrezikun me të cilin po përballej.
Musliu ka kërkuar përgjegjësi për mosveprimin institucional, duke theksuar se dorëheqja nuk duhet të shihet më si çështje zgjedhjeje, por si përgjegjësi e pashmangshme.
“Dorëheqja nuk është më çështje zgjedhjeje, por përgjegjësi e pashmangshme!”, ka shkruar Musliu në reagimin e saj.

T� tjera
-
Rama: Studentët po kërcënohen, kam mesazhe të prindërve që luten për ndihmë
Kryeministri Edi Rama, në tryezën e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbr...
-
Publikohet letra që Gazmend Hoxha i dërgoi Kurtit, bashkë me dorëheqjen e tij
Policia e Kosovës ka publikuar letrën që ish-drejtori i përgjithshëm Gazmend ...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në agjendë caktimi i seancës së radhës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës të hënën, më 2 n...
-
Kurti për lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”: Pjesë e aplikimit kanë qenë edhe komunat e tjera, me këtë koncept e fituam organizimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Lojërat Mesdhetare P...
-
Protestuesit nisin vendosjen e tendave para Qeverisë së Kosovës (PAMJE)
Protestuesit që po kërkojnë drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajn, në Pejë, k...
-
Tuneli në Dardani mbyllet për qarkullim deri të dielën
Tuneli “Idiz Gjilani”, në lagjen Dardania në Prishtinë, do të jetë i mbyllur ...
-
Hoxha e quan “morale” dorëheqjen nga pozita e drejtorit të Policisë
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, sot ka dhënë do...
-
4 euro metri katror – Arsyetimet qesharake të Bordit të AKP-së dhe dështimi i deputetëve për të kërkuar llogari për pazaret me pronat e shtetit
Raportimi i Gazetës Infokus për shitjen direkte të 54 pronave të shtetit gjat...
-
“Kanë nënshtetësi serbe, mund t’i ikin drejtësisë”, një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për kri*me luf*te në Istog
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një mua...
-
Aksident trafiku në rrugën Skenderaj-Istog, rrotullohet furgoni, s’dihet se a ka të lënduar
Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur në rrugën Skenderaj-Istog. ...
-
Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje
Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar d...
-
Komandanti suprem i NATO-s për Evropën viziton Kosovën, KFOR-i diskuton ndryshimet në përbërjen e trupave
Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën (SACEUR), gjenerali ...































