Lajme

Tuneli në Dardani mbyllet për qarkullim deri të dielën

Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 30 October 2026

Tuneli “Idiz Gjilani”, në lagjen Dardania në Prishtinë, do të jetë i mbyllur për qarkullim nga mbrëmja e së premtes deri të dielën pasdite, për shkak të organizimit të eventit “Halloween te Kultura House”.

Sipas njoftimit, ndalimi i qarkullimit do të hyjë në fuqi më 30 tetor, nga ora 18:00, dhe do të zgjasë deri më 1 nëntor, në orën 17:00.

Kjo masë është ndërmarrë me qëllim të mundësimit të zhvillimit të aktivitetit dhe garantimit të sigurisë së pjesëmarrësve.

-Advertisement-

Qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik janë udhëzuar që gjatë kësaj periudhe të përdorin rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy