Lajme

Pamje nga protesta që u mbajt sot për Arlinda Zekajn në Pejë, protestuesit ngjyrosën me të kuqe këpucët e policëve

Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 30 October 2026

Sot protesta kundër vrasjes së grave, pas rastit të rëndë të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë u mbajt edhe në qytetin e Pejës, shkruan Gazeta Infokus.

Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj institucioneve përgjegjëse, duke kërkuar drejtësi dhe llogaridhënie për rastin.

Gjatë protestës, protestuesit kanë ngjyrosur me ngjyrë të kuqe këpucët e zyrtarëve policorë, ndërsa kanë brohoritur vazhdimisht “Marre”.

-Advertisement-

Ata në këtë protest marshuan drejt Komunës së Pejës, Qendrës për Punë Sociale, Policisë, Gjykatës dhe Prokurorisë.

Protesta është zhvilluar në shenjë revolte ndaj dhunës dhe vrasjes së grave, si dhe për të kërkuar përgjegjësi institucionale për mosveprimet e mundshme në rastin e Arlinda Zekajt.

Marshimi në Pejë është pjesë e reagimeve qytetare që po mbahen në Kosovë, me kërkesë për drejtësi, mbrojtje dhe siguri për gratë.

Ndryshe disa protestues kanë vendosur një tendë para objektit të Qeverisë të premten, në ditën e tretë të protestave pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

“Gjumi s’ka me ju marrë. Flaka ka me ju dalë”, shkruan në pankartën mbi të./Gazeta Infokus/

PAMJE:

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy