Lajme

“Kanë nënshtetësi serbe, mund t’i ikin drejtësisë”, një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për kri*me luf*te në Istog

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 30 October 2026

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy të pandehurve, Zikica Belosoviq dhe Gruica Belosoviq, të cilët dyshohen për krime lufte në bashkëkryerje në rastin e “Masakrës së Padalishtës” në Komunën e Istogut.

Gjykata vlerësoi se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse të pandehurit lihen në liri, të njëjtit mund të pengojnë zhvillimin normal të procedurës penale, t’i shmangen ndjekjes penale dhe të bëhen të paarritshëm për organet e drejtësisë.

Ky vlerësim mbështetet në faktin se të pandehurit kanë nënshtetësi të Republikës së Serbisë, andaj ekziston rreziku konkret që të pandehurit, me qëllim të shmangies së ndjekjes penale, të largohen dhe t’i ikin drejtësisë, tha gjykata.

-Advertisement-

Gjykata konstatoi se masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhën e papenguar të procedurës penale në këtë çështje penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy