Lajme

Punëtorët e KEK-ut kundër marrjes së qymyrit, kërkojnë rritje pagash dhe pagën e 13-të

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 30 October 2026

Sindikata e Re e punëtorëve të KEK-ut ka mbajtur sot tri takime me punëtorët e Termocentralit Kosova B, Termocentralit Kosova A dhe Divizionit të Prodhimit të Qymyrit (DPQ) – Rikultivim.

Pas diskutimeve dhe konsultimeve, punëtorët kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër marrjes së qymyrit nga KEK-u.

Përveç kësaj, ata i kanë kërkuar Sindikatës që të zhvillojë një takim me menaxhmentin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), lidhur me kërkesat e paraqitura më 19 tetor.

-Advertisement-

Kërkesat kryesore të punëtorëve janë rritja dhe nivelizimi i pagave, si dhe pagesa e pagës së 13-të për vitin 2026.

Përmes një njoftimi, Sindikata ka bërë të ditur se do t’i përfaqësojë këto qëndrime dhe kërkesa në komunikimin me menaxhmentin e korporatës, duke theksuar se mbrojtja e interesave dhe të drejtave të punëtorëve mbetet obligim i saj.

“Qëndrimi i punëtorëve është obligim për Sindikatën!”, thuhet në reagimin e Sindikatës.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy