Prokuroria: Përparim Rama u intervistua si i dyshuar për korrupsion në rastin e “Artitektit te Qytetit”
Autori: Gazeta inFokus
15:48 | 30 October 2026
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në kuadër të hetimeve për rastin “Arkitekti i Kryeqytetit”.
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta, ka bërë të ditur se intervistimi i Ramës është zhvilluar lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Personi me inicialet P.R. është intervistuar në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të veprimeve hetimore që Prokuroria është duke i zhvilluar në rastin penal ‘Arkitekti i Kryeqytetit’, lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, tha ajo.
Ky institucion ka bërë të ditur se është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Rama u paraqit sot në objektin e Prokurorisë Speciale, i shoqëruar nga avokati i tij, Artan Çerkini. Para hyrjes në Prokurori, ai kishte deklaruar se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e institucioneve të drejtësisë mbikëqyrja e ligjshmërisë së veprimeve.
Rasti lidhet me projektin “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit”, kontrata e të cilit kap vlerën prej 12 milionë eurosh.

T� tjera
-
Komandanti suprem i NATO-s për Evropën viziton Kosovën, KFOR-i diskuton ndryshimet në përbërjen e trupave
Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën (SACEUR), gjenerali ...
-
Lokali 300 mijë euro, dy shtëpitë e deklaruara me 150 euro dhe vetura e re me kredi: Pasuria e prokurores së pezulluar Arlinda Nallbani Gacaferri
Arlinda Nallbani Gacaferri, prokurorja e pezulluar e Prokurorisë Themelore në...
-
Punëtorët e KEK-ut kundër marrjes së qymyrit, kërkojnë rritje pagash dhe pagën e 13-të
Sindikata e Re e punëtorëve të KEK-ut ka mbajtur sot tri takime me punëtorët ...
-
Haxhiu takon përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës, diskutojnë agjendën gjinore parlamentare
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim përf...
-
Nga sheshi “Zahir Pajaziti”, protestuesit nisen drejt Ministrisë së Drejtësisë
Protesta për drejtësi dhe llogaridhënie institucionale po vazhdon në Prishtin...
-
Vazhdon protesta në sheshin “Zahir Pajaziti”, kërkohet drejtësi për Arlindën dhe të gjitha gratë e vrara
Protesta kombëtare për drejtësi dhe llogaridhënie institucionale po vazhdon s...
-
Ministri i Brendshëm në Shqipëri: 347 persona u lënduan gjatë protestave
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se në total 347 persona janë lëndu...
-
Intervistimi i Ramës, çfarë thotë avokati i tij
Avokati i tij, Artan Qerkini, ka bërë të ditur se kryetari i Prishtinës, Përp...
-
Rama ‘godet’ Kurtin: Përkundër kryeministrit që s’shkon, ne jemi gjithmonë për bashkëpunim me Prokurorinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar pas intervistimit në Pr...
-
Zgjedhjet në Shqipëri më 9 maj 2027, Presidenti dekreton datën e votimit
Presidenti i Republikës dekretoi datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve...
-
Rama flet pas intervistimit: Jemi transparentë, kam kërkuar vazhdimisht bashkëpunim me Prokurorinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar pas intervistimit në Pr...
-
Përparim Rama del nga Prokuroria Speciale pas gati dy orësh intervistim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë nga Prokuroria Speciale pas gat...































