Lokali 300 mijë euro, dy shtëpitë e deklaruara me 150 euro dhe vetura e re me kredi: Pasuria e prokurores së pezulluar Arlinda Nallbani Gacaferri
Autori: Gazeta inFokus
16:39 | 30 October 2026
Arlinda Nallbani Gacaferri, prokurorja e pezulluar e Prokurorisë Themelore në Pejë, ka deklaruar një lokal tregtar prej 32 metrash katrorë, të vlerësuar në 300 mijë euro, në të cilin ka 1/3 e pronësisë si trashëgimtare e babait të saj të ndjerë.
Formulari nuk sqaron nëse kjo vlerë i referohet të gjithë lokalit apo vetëm pjesës së saj takuese.
Në deklarimin e pasurisë për vitin 2026 figurojnë edhe dy shtëpi me sipërfaqe të përgjithshme prej 583 metrash katrorë, të cilat janë vlerësuar së bashku në vetëm 150 euro.
Familja ka deklaruar gjithashtu një banesë prej 65 mijë eurosh, një veturë Kia të blerë me kredi dhe një Volkswagen në pronësi të bashkëshortit.
Në formular janë përfshirë edhe të hyrat vjetore të familjes, dy detyrime financiare aktive dhe kursimet e fëmijëve në bankë.
Pas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për pezullimin nga detyra të prokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Arlinda Nallbani Gacaferri, regjistri i pasurisë së dorëzuar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK) për vitin 2026 paraqet të dhënat zyrtare të pasurive dhe detyrimeve financiare të familjes, raporton Gazeta Insajderi
Sipas formularit të dorëzuar më 25 mars 2026, pasuritë e paluajtshme të deklaruara përfshijnë një lokal tregtar me sipërfaqe 32 metra katrorë, të vlerësuar në 300 mijë euro. Sipas deklarimit, lokali është trashëguar në vitin 2016 nga babai i ndjerë i prokurores, ndërsa Arlinda Nallbani Gacaferri figuron si njëra nga trashëgimtaret, me pjesëmarrje pronësore prej 1/3. Pra, ajo nuk figuron si pronare e vetme e lokalit, por si bashkëpronare me një të tretën e tij. Formulari nuk sqaron nëse vlera prej 300 mijë eurosh i referohet të gjithë lokalit apo vetëm pjesës së saj takuese.
Në deklaratë figurojnë edhe dy shtëpi familjare: një shtëpi prej 333 metrash katrorë, ku parcela është trashëguar nga babai i bashkëshortit në vitin 2014, e vlerësuar në 100 euro; si dhe një shtëpi tjetër prej 250 metrash katrorë, e vlerësuar në 50 euro, ku gjysmën e pronësisë e ka trashëguar vetë prokurorja nga babai i saj në vitin 2021. Pjesë e pasurive të paluajtshme është edhe një banesë prej 55 metrash katrorë në pronësi të bashkëshortit, e blerë në vitin 2024 për 65 mijë euro, e financuar përmes shitjes së një banese tjetër në Shëngjin dhe huamarrjes.
Në seksionin e pasurive të luajtshme, prokurorja ka deklaruar një veturë të tipit Kia, të blerë në vitin 2025 në vlerë prej 26 mijë e 900 eurosh përmes kredisë bankare. Ndërkohë, bashkëshorti zotëron një veturë Volkswagen, të blerë në vitin 2020 me para të gatshme, në vlerë prej 9 mijë e 900 eurosh.
Për sa u përket të hyrave vjetore, Arlinda Nallbani Gacaferri ka deklaruar një pagë neto prej 21 mijë e 985 eurosh e 12 centësh nga Buxheti i Kosovës. Bashkëshorti ka deklaruar 10 mijë e 200 euro të hyra vjetore nga paga. Fëmijët që jetojnë në bashkësi familjare kanë deklaruar të ardhura nga puna në KFOR-in italian, përkatësisht 1 mijë e 167 euro pagë bruto dhe 3 mijë e 104 euro për orë shtesë. Ndërkaq, në Raiffeisen Bank Kosovo figurojnë 3 mijë e 337 euro e 84 centë kursime të depozituara nga pagat e fëmijëve.
Detyrimet financiare të deklaruara përfshijnë kredinë e prokurores në TEB SH.A., të marrë në qershor të vitit 2025 për blerjen e veturës Kia. Kredia ka vlerë fillestare prej 26 mijë e 900 eurosh, afat shlyerjeje prej 60 muajsh dhe detyrim të mbetur prej 23 mijë e 762 eurosh.
Detyrimi tjetër është huamarrja e bashkëshortit për blerjen e banesës, me vlerë fillestare prej 38 mijë eurosh dhe shumë të mbetur për shlyerje prej 32 mijë eurosh.

T� tjera
-
Protestuesit nisin vendosjen e tendave para Qeverisë së Kosovës (PAMJE)
Protestuesit që po kërkojnë drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajn, në Pejë, k...
-
Tuneli në Dardani mbyllet për qarkullim deri të dielën
Tuneli “Idiz Gjilani”, në lagjen Dardania në Prishtinë, do të jetë i mbyllur ...
-
Hoxha e quan “morale” dorëheqjen nga pozita e drejtorit të Policisë
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, sot ka dhënë do...
-
4 euro metri katror – Arsyetimet qesharake të Bordit të AKP-së dhe dështimi i deputetëve për të kërkuar llogari për pazaret me pronat e shtetit
Raportimi i Gazetës Infokus për shitjen direkte të 54 pronave të shtetit gjat...
-
“Kanë nënshtetësi serbe, mund t’i ikin drejtësisë”, një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për kri*me luf*te në Istog
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një mua...
-
Aksident trafiku në rrugën Skenderaj-Istog, rrotullohet furgoni, s’dihet se a ka të lënduar
Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur në rrugën Skenderaj-Istog. ...
-
Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje
Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar d...
-
Komandanti suprem i NATO-s për Evropën viziton Kosovën, KFOR-i diskuton ndryshimet në përbërjen e trupave
Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën (SACEUR), gjenerali ...
-
Punëtorët e KEK-ut kundër marrjes së qymyrit, kërkojnë rritje pagash dhe pagën e 13-të
Sindikata e Re e punëtorëve të KEK-ut ka mbajtur sot tri takime me punëtorët ...
-
Haxhiu takon përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës, diskutojnë agjendën gjinore parlamentare
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim përf...
-
Nga sheshi “Zahir Pajaziti”, protestuesit nisen drejt Ministrisë së Drejtësisë
Protesta për drejtësi dhe llogaridhënie institucionale po vazhdon në Prishtin...
-
Vazhdon protesta në sheshin “Zahir Pajaziti”, kërkohet drejtësi për Arlindën dhe të gjitha gratë e vrara
Protesta kombëtare për drejtësi dhe llogaridhënie institucionale po vazhdon s...
































