Lajme

Haxhiu takon përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës, diskutojnë agjendën gjinore parlamentare

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 30 October 2026

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës, me të cilat ka diskutuar për avancimin e barazisë gjinore dhe të drejtave të grave.

Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për përparësitë e agjendës gjinore parlamentare, hartimin e ligjeve nga perspektiva gjinore dhe fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit në zbatimin e tyre.

Ajo ka shprehur përkushtimin që gjatë kësaj legjislature kjo agjendë të avancohet më tej, në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e grave.

-Advertisement-

Haxhiu ka vlerësuar veçanërisht punën shumëvjeçare të Rrjetit të Grave të Kosovës dhe 106 organizatave anëtare të tij, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të tyre për zbatimin e të drejtave të garantuara me ligj.

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy