Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Autori: Gazeta inFokus
11:53 | 26 Tetor 2026
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomiricë të Pejës, duke kërkuar përgjegjësi për çdo neglizhencë të mundshme dhe masa konkrete për parandalimin e rasteve të tilla.
Në reagimin e saj në Facebook, Musliu ka theksuar se shoqëria nuk duhet të mjaftohet vetëm me vajtimin e viktimave dhe dënimin e krimeve, por duhet të angazhohet më shumë për mbrojtjen e qytetarëve dhe parandalimin e dhunës.
“Por, sa herë që vritet një grua, nuk mjafton vetëm ta dënojmë krimin, të shprehim keqardhje dhe të vazhdojmë tutje sikur asgjë të mos ketë ndodhur.
Sot duhet ta pyesim veten: Çfarë nuk funksionoi? Çfarë mund të parandalohej? Dhe çfarë duhet të bëjmë ndryshe që të mos kemi viktimën e radhës? Sepse reagimi pas vrasjes është i domosdoshëm, por parandalimi është përgjegjësi dhe domosdoshmëri. Nuk duhet të mësohemi me vrasjet. Nuk duhet ta normalizojmë dhunën. Dhe nuk duhet të presim tragjedinë e radhës për ta kuptuar se fjalët, pa veprime konkrete, nuk e shpëtojnë askënd. Sot duke kërkuar përgjegjësi të plotë nga secili qe mund të këtë neglizhu këtë rast dhe denim maksimal për vrasesin:Me dhimbje të thellë shpreh ngushëllimet e mia për fëmijën dhe familjen e viktimës në Vitomiricë të Pejës. Në këto momente të rënda, u shpreh solidaritetin tim të sinqertë duke u dëshiruar forcë për ta përballuar këtë humbje të pariparueshme”, shkroi mes tjerash Musliu.

T� tjera
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...





























