Lajme

“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 26 Tetor 2026

Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila për dy vite ishte pjesë e stafit të saj.

Arlinda Zekaj është gruaja që u gjet pa shenja jete në Vitomiricë të Pejës.

Përmes një mesazhi ngushëllimi të publikuar në rrjetet sociale, kompania e ka kujtuar Arlindën si një person të sjellshëm, të respektueshëm dhe me zemër të bardhë.

-Advertisement-

Në telegramin e ngushëllimit, Zekaj Tours thekson se gjatë kohës sa punoi me ta, Arlinda la kujtime të bukura dhe fitoi respektin e kolegëve të saj, të cilët do ta kujtojnë gjithmonë si një pjesë të çmuar të familjes së tyre profesionale.

“Është e rëndë dhe e dhimbshme kur një jetë e re ndërpritet në mënyrë kaq tragjike”, thuhet në mesazhin e kompanisë.

Zekaj Tours u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën Arlindën.

Kompania ka theksuar gjithashtu nevojën për drejtësi, duke kërkuar që rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike të marrin përgjigjet e duhura.

“U prehsh në paqe, Arlinda! Drejtësia duhet të flasë dhe një jetë e humbur kërkon përgjigje”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy