Smajli i kundërpërgjigjet Valon Ramadanit: Nuk na ndalin paditë, do të vazhdojmë të raportojmë me fakte
Autori: Gazeta inFokus
15:36 | 08 July 2026
Gazetarja e Infokusit, Hateme Smajli, ka reaguar pas padisë së paralajmëruar nga deputeti i LVV-së, Valon Ramadani, duke theksuar se raportimi i Infokusit është bazuar në dokumente zyrtare dhe fakte të verifikuara.
Në reagimin e saj publik, Smajli ka kundërshtuar pretendimet e Ramadanit se padia është bërë për të parandaluar “helmimin e opinionit publik”, duke thënë se Infokusi ka vepruar në përputhje me standardet profesionale të gazetarisë.
Sipas saj, informacionet për hulumtimin kanë qenë në posedim të redaksisë prej kohësh, por publikimi është bërë vetëm pasi janë siguruar dokumentet zyrtare përkatëse. Ajo ka shtuar se para publikimit është kontaktuar edhe babai i deputetit, Hysni Ramadani, i cili sipas saj e ka konfirmuar privatizimin e pronës që është objekt i raportimit.
Smajli ka rikujtuar se tema e hulumtimit lidhet me privatizimin e pronës shtetërore, duke pretenduar se me dokumente zyrtare është dëshmuar se babai i deputetit ka privatizuar një rrugë, ndërsa më vonë janë siguruar edhe konfirmime nga Agjencia Kosovare e Privatizimit lidhur me prona të tjera në zonën e Nekodimit, Varoshit dhe Fshatit të Vjetër.
Ajo ka deklaruar se paditë nuk do ta ndalin punën e saj dhe të mediumit ku punon, duke theksuar se detyra e gazetarëve është raportimi i fakteve dhe jo mbrojtja e reputacionit të politikanëve.
Në reagimin e saj, gazetarja ka akuzuar gjithashtu për presion, fyerje dhe ofendime pas publikimit të hulumtimit, duke thënë se janë shënjestruar edhe familjarë të stafit të mediumit.
“Të flasësh për helmim të opinionit publik, ndërkohë që organizohen fushata fyerjesh, sharjesh dhe tentativash për linçim publik ndaj gazetarëve, është së paku turp”, ka deklaruar ajo.
Smajli ka bërë të ditur se ajo dhe Infokusi tashmë kanë dorëzuar një padi për shpifje ndaj Ramadanit më 19 qershor 2026 dhe ka paralajmëruar se do të vazhdojnë të raportojnë për këtë çështje dhe çdo informacion të ri që lidhet me të.
Infokus PADIT deputetin e LVV-së, Valon Ramadanin për shpifje dhe fyerje ndaj mediumit (Dokument)
“Unë dhe Infokusi do të vazhdojmë të raportojmë vetëm me fakte dhe vetëm në interes të publikut”, ka përfunduar ajo./GazetaInfokus

T� tjera
-
Trump fajëson teknologjinë e vjetër për kaosin në aeroportet amerikane: “Pati një sulm në zemër”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka fajësuar paj...
-
Kënga serbe për Kosovën në Bruksel, Rama: S’e di nëse ishte e qëllimshme apo nga padija, por ishte fyerje e rëndë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kritikoi interpretimin e një kënge nacio...
-
DETAJE TË REJA: Mburreshin për “çmimin e lartë” – del që AKP-ja pronën për babain e Valon Ramadanit e shiti me çmimin më të ulët nga 6 prona në Ferizaj në 2025-ën
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), e cila kishte arsyetuar shitjen direk...
-
Pamje të tmerrshme nga tuneli në Lismir: Komuna e Fushë Kosovës akuzohet se e dëmtoi, tani mbushet me ujë sa herë bie shi
Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Komunën e Fushë Kosovës,...
-
“Kështu është kur mbetesh pa miq e aleatë”, Rrezarta Krasniqi reagon për këngën serbe kundër Kosovës në një forum të BE-së
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka r...
-
Gruaja në Bordin e BQK-së e burri në TEB, mbi 127 mijë euro të hyra nga pagat e bonuset e majme
Në Kosovë, një nga vendet më të varfra të kontinentit evropian, të cilën e qe...
-
Presidentja takohet me ambasadoren e Izraelit, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve
Presidentja Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit n...
-
KPM nuk miraton rekomandimin për vërejtje ndaj TV Dukagjinit për emisionin “Debat Plus”
Komisioni i Pavarur për Media (KPM), lidhur me rastin e Televizionit Dukagjin...
-
Komisioni Evropian distancohet edhe me “shkrim” për melodinë nacionaliste kundër Kosovës: Na vjen keq për zgjedhjen e grupit muzikor
Komisioni Europian ka shprehur keqardhje për interpretimin e këngës nacionali...
-
Eurodeputeti: Kosova meriton respekt të plotë, meloditë nacionaliste në Forumin e Zgjerimit minojnë frymën e pajtimit rajonal
Deputeti i Parlamentit Europian, Ilhan Kyuchyuk i ka dalë në mbështetje Kosov...
-
26-vjeçarja që u arrestua për drogë me Astrit Haraqijën, motra e ish-kandidates për deputete
Kjo grua që po hyn në objektin e Gjykatës në Prishtinë, është një nga gjashtë...
-
Rama njofton se është anuluar takimi në Athinë për “Prishtina 2030”: Kurti dhe Qeveria duhet të japin llogari
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është anuluar takimi në A...































