Lajme

Burim Ramadani dënon sulmet ndaj gazetarit Shkelzen Dakaj dhe Gazetës Infokus, kërkon transparencë për privatizimet dhe fondet publike

Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 24 June 2026

Analisti dhe eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar publikisht në mbështetje të gazetarit Shkelzen Dakaj dhe Gazetës Infokus, duke vlerësuar punën e tyre në kërkimin e transparencës dhe llogaridhënies institucionale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ramadani ka theksuar se Infokus po kryen një rol të rëndësishëm në interes të publikut, duke ngritur çështje që lidhen me përdorimin e pasurisë dhe fondeve publike.

Sipas tij, kërkesat për transparencë kanë të bëjnë me dy çështje konkrete: privatizimin e 56 aseteve publike përmes procedurës së negocimit dhe ndarjen e miliona eurove nga Qeveria për organizata joqeveritare.

-Advertisement-

“Gazetari Shkelzen Dakaj dhe Infokus po përpiqen për të mirën publike: transparencën qeveritare”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka ngritur pyetje lidhur me mungesën e transparencës në këto procese, duke kërkuar që qytetarët të informohen për mënyrën se si po menaxhohet pasuria publike dhe fondet e taksapaguesve.

“Çka ka këtu që pushteti mban fshehtë? Pse duhet të mbajnë fshehtësi këto? Populli duhet ta dijë të vërtetën se si ndahen milionat dhe si privatizohen tokat”, ka deklaruar ai.

Ramadani ka dënuar gjithashtu sulmet dhe shpifjet ndaj gazetarit Dakaj, duke i cilësuar ato si të papranueshme.

“Sulmet dhe shpifjet që po i bëhen një profesionisti të gazetarisë janë të ulëta dhe jonjerëzore”, ka theksuar ai.

Reagimi i Ramadanit vjen në kohën kur Gazeta Infokus ka publikuar një seri raportimesh që trajtojnë procesin e privatizimit të pronave publike dhe mënyrën e shpërndarjes së fondeve publike, tema të cilat kanë nxitur debat në opinionin publik.

EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente

“S’kam kohë me u marrë me tyli gazetari”, babai i ish-deputetit të VV-së, Valon Ramadani, me sjellje arrogante kur pyetet për blerjen e pronës me negocim nga AKP-ja

Reagim i Gazetës Infokus ndaj deklaratave shpifëse të ish deputetit të LVV-së, Valon Ramadani, njoftim për padi për shpifje dhe prishje të imazhit

Hateme Smajli reagon ndaj shpifjeve të Valon Ramadanit: Reagimi me sulme në vend të fakteve dhe argumenteve nuk na ndalojnë

Dakaj i reagon Leart Hoxhës: Deklarata jote ushqeu fushatën e linçimit ndaj meje, qëllimi është të goditen raportimet e Infokusit

Smajli reagon pas sharjeve ndaj Dakajt që u bënë nga familjari i Valon Ramadanit: “Po mundohen ta largojnë vëmendjen nga skandalet e tyre”

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy