Fokus

Shpërthen Gold AG: Shqiptari sot shan UÇK-në me profile fallco, pa asnjë ndjenjë

Autori: Gazeta inFokus 22:06 | 25 March 2026

Këngëtari i njohur Arian Agushi, i njohur si Gold AG, ka qenë i ftuar në emisionin “Zgjohu”, ku ka komentuar ashpër gjuhën dhe sjelljen në rrjetet sociale.

Ai ka shprehur shqetësim për mënyrën se si sot trajtohen tema të ndjeshme, duke përfshirë edhe luftën e UÇK-së, për të cilën tha se po ofendohet nga persona që fshihen pas profileve fallco.

Sipas tij, është e papranueshme që individë të tillë të mos kenë asnjë ndjenjë respekti ndaj sakrificës së luftës dhe historisë së vendit.

-Advertisement-

“S’ta merr mendja që një shqiptar mund të mendojë ashtu, pa asnjë ndjenjë… shahet lufta, shahet gjithçka”, është shprehur ai, duke theksuar se kjo tregon një degradim të vlerave në shoqëri.

NDIQNI VIDEON DHE EMISIONIN E PLOTË:

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy