Fokus

Lena Berisha flet në “Zgjohu” për zhgënjimet dhe rëndësinë e dashurisë për veten

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 13 March 2026

Aktorja Lena Berisha ishte e ftuar në emisionin “Zgjohu”, ku foli hapur për sfidat personale, zhgënjimet nga njerëzit dhe rëndësinë e dashurisë për veten.

Gjatë bisedës, Berisha tha se në jetë shpesh ndodh që njerëzit të zhgënjehen nga rrethi i tyre, madje edhe nga familja apo shoqëria, gjë që sipas saj mund ta bëjë një person më të ftohtë me kalimin e kohës.

Ajo theksoi se këto përvoja nuk duhet ta ndryshojnë natyrën e një personi dhe se është e rëndësishme të ruhet zemra e pastër pavarësisht sjelljes së të tjerëve.

-Advertisement-

“Nuk ke nevojë të bëhesh i keq vetëm pse dikush është i keq me ty. Nëse je rritur me një zemër të pastër, pse duhet ta prishë dikush tjetër atë?”, u shpreh Berisha.

Aktorja shtoi gjithashtu se në jetë është e rëndësishme të vendosen kufij edhe me njerëzit më të afërt, duke theksuar se respekti duhet të jetë i ndërsjellë në çdo marrëdhënie.

Ndiqni emisionin e plotë:

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy