Lajme

“Gjumi s’ka me iu nxanë”, mesazhet e protestuesve në Prishtinë përmes pankartave

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 28 October 2026

Pankarta me mbishkrime të ndryshme dhe fotografi të personave që ishin përgjegjës për sigurimn e jetës së Arlinda Zekajt janë parë në protestën që pritet të nisë pas pak çasteve në Prishtinë.

Disa prej tyre janë fotografitë e vendosura, me fytyrat e disa prej përgjegjësve, përfshirë ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe të kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturie Vuçetaj.

Këtyre fotografive u është vendosur në dorë një sëptatë, pasi Arlinda Zekaj u vra me një mjet të tillë nga ish-kunati, Albert Sylaj.

-Advertisement-

Gjithashtu, këtyre fotografive u është vendosur edhe një mbishkrim “Gjumi s’ka me iu nxanë”, një gjë që ishte përmendur edhe në letrat që Arlinda Zekaj ua kishte dërguar institucioneve gjegjëse, që nuk e kishin trajtuar rastin dhe alarmin e saj.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy