Fokus

Emocionon Ana Kabashi: “U zgjova natën me zemrën që më rrihte fort, pandemia ishte i vetmi moment kur përjetova ankth”

Autori: Gazeta inFokus 23:19 | 04 February 2026

E ftuar në “Zgjohu”, Ana Kabashi ka folur hapur për një nga momentet më të vështira emocionale që ka përjetuar.

Ajo tregoi se i vetmi episod i ankthit në jetën e saj ka qenë gjatë pandemisë, periudhë që e përshkroi si shumë të pasigurt dhe të ngarkuar me stres.

“I vetmi moment që kam pas ankth muj me thonë në jetën tem ka qenë pandemia. Ka momente që jam qu natën edhe zemra ke tu me dal prej vendit, mendova që jom ka vdes,” u shpreh ajo.

-Advertisement-

Kabashi tha se në një prej atyre momenteve, sapo doli jashtë shtëpisë dhe mori frymë, e kuptoi se bëhej fjalë për ankth të shkaktuar nga mendimet e shumta dhe frika për të panjohurën.

“E kuptova që është stres i krijum prej mendimeve të shumta,” tha ajo.

Megjithatë, këngëtarja theksoi se nuk ka vuajtur asnjëherë nga depresioni dhe se gjithmonë është kujdesur për shëndetin e saj mendor.

“Kam pas momente të vështira që veç kam qajt, por nuk e kam sakrifiku veten deri në atë pikë që mos me m’lanë vetja rahat,” deklaroi ajo.

Ana shtoi se me kalimin e kohës ka reduktuar rrethin shoqëror, duke zgjedhur të qëndrojë pranë pak njerëzve.

“Sot kom shumë pak shoqni. Kam hek shumë njerëz prej rrethit, sepse energjia e keqe ndikon,” u shpreh ajo./GazetaInfokus

NDIQENI EMISIONIN E PLOTË:

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy