Nëntë raste të dhun*ës në familje raportohen brenda 24 orëve, tetë prej viktimave gra
Autori: Gazeta inFokus
10:19 | 29 October 2026
Nëntë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës.
Shumica e viktimave janë gra, të cilat kanë raportuar dhunë fizike e psikike kryesisht nga partnerët e tyre.
Katër raste ndodhën vetëm në rajonin e Prishtinës.
Në Fushë Kosovë është arrestuar një burrë, i cili dyshohet se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima mori tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari u dërgua në mbajtje.
Ndërkohë, në Prishtinë një burrë u arrestua për dhunë psikike ndaj gruas me të cilën bashkëjetonte, një tjetër u arrestua pasi kishte kërcënuar me video të dashurën e tij. Në një rast tjetër, një burrë dyshohet se ka sulmuar vajzën e tij, por sipas policisë, ai “s’është takuar”.
Edhe në Kamenicë u arrestua një burrë për dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Viktima mori tretman mjekësor, i dyshuari u dërgua në mbajtje.
Në Novobërdë një burrë u arrestua pasi kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur dhe me çrregullime mendore.
Në Deçan një grua raportoi në polici se bashkëshorti i saj në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj.
“I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti gjatë intervistimit ka deklaruar se posedon një armë automatike”, tha policia. Ai më pas u lirua në procedurë të rregullt.
Në Pejë një grua dyshohet se u sulmua fizikisht nga vëllai i saj pas një mosmarrëveshje që kishin në familje.
“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, tha policia.
Ndërkaq, në Malishevë është arrestuar një grua pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor e ka kanosur djalin e saj. E dyshuara u dërgua në mbajtje.
Raportet e policisë për dhunën në familje brenda 24 orëve të fundit:
DHUNË NË FAMILJE
· Fushë Kosovë 28.10.2026 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të dyshimit se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë 28.10.2026 – 14:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin ka qenë në lidhje bashkëjetesë viktima, kishte ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
· Prishtinë 27.10.2026 – 21:00. Me 28.10.2026, është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar vajzën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk është takuar.
· Prishtinë28.10.2026 – 14:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka kërcënuar me video incizime viktimën femër kosovare me të cilën ishte në lidhje dashurie. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
· Kamenicë 28.10.2026 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Novobërdë 28.10.2026 – 15:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur dhe me çrregullime mendore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte për 48 orë.
DHUNË NË FAMILJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE
Deçan 28.10.2026 – 11:40. Është raportuar se bashkëshortja, në vazhdimësi ka dhunë psikike nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti gjatë intervistimit ka deklaruar se posedon një armë automatike. Njësia policore ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit ku e ka sekuestruar një armë automatike me një karikator të zbrazët. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Pejë 28.10.2026 – 18:30. Është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Malishevë 28.10.2026 – 22:15. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor e ka kanosur djalin e saj. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.

T� tjera
-
KPK-ja mblidhet sot për vra*sjen e Arlinda Zekajt, diskutohet raporti për veprimet e Prokurorisë së Pejës
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) do të mblidhet sot në orën 13:00, ku do ...
-
Reshitaj: Çfarë sigurie e ndjen një grua që kërkon ndihmë nga shtetit kur merr përgjigje ‘‘s’jam i obliguar me u marrë me ty’’
Albena Reshitaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në seancën e sotme në Kuve...
-
U dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, Jeton Vllasaliu kundërshton aktgjykimin në Supreme
Në Gjykatën Supreme të enjten po mbahet seanca gjyqësore ku shqyrtohet kërkes...
-
Musliu: Kërkuam që shefi i Policisë të raportojë para deputetëve për rastin e Arlinda Zekajt, LVV ishte kundër
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu tha se vrasja e A...
-
Musliu: Nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën e Arlindës, por mund ta ndryshojmë mënyrën se si shteti reagon kur një grua është në rrezik
Deputetja Ganimete Musliu ka kërkuar përgjegjësi të menjëhershme instituciona...
-
Në fund të muajit sensibilizues për kancerin e gjirit, secili deputet në Kuvend me nga një shallë rozë
Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Në seancë...
-
Rasti i Arlindës, Abdixhiku kërkon përgjegjësi morale dhe politike
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, para fillimit të ...
-
Vras*ja e Arlinda Zekajt – Përveç Prishtinës e Ferizajt, sot protestohet edhe në Pejë: Kërkojmë drejtësi
Protestat për drejtësi për Arlinda Zekajn dhe për të gjitha gratë e vrara në ...
-
Hoti konfirmon nisjen e inspektimit në Qendrën për Punë Sociale në Pejë pas rastit të Arlindës
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka kon...
-
‘Bindu se edhe na jemi lodhë’- Audio-incizimi tregon se si trajtohej Arlinda Zekaj në Polici
Një incizim i publikuar së fundmi në media zbulon bisedën mes Arlinda Zekajt ...
-
Lajmërim i rremë për bo*mbë në një shkollë në Leposaviq, Policia s’gjen asgjë pasi i evakuon nxënësit e mësimdhënësit
Një mësimdhënës në një shkollë në Leshak të Leposaviqit e ka njoftuar dje në ...
-
“Unë nuk të pranoj më, nuk e kam obligim”, fjalët e policit drejtuar Arlinda Zekajt
Emisioni hulumtues “MAT” ka publikuar bisedën mes Arlinda Zekajt dhe togerit ...

































