Opinione

Çfarë keni bâ ju? Ju, brezi që sivjet i keni bâ ose i bâni 30-vjet: Kujtonu e shkrueni në ditar…

Autori: Halil Matoshi 16:02 | 15 Shtator 2025
1.
Popujt antikë u kanë ba zotnave fli deri edhe fëmijtë e tyne që me zbutë zemnimin e tyne!
Me ua falë bukën e gojës.
Me ua mbrojtë lirinë!
Agamemnoni e sakrifikoi qikën e tij Ifigjenia për Perëndinë Artemis.
Abrahami të birin, Eshmailin.
Sot popujt hala bâjnë Kurban, n’shtylla t’ni ure apo shteti.
N’temel t’ni shpie a vepre arti.
2.
Njerëzve të Kosovës që po gjykohen sot në Hagë, po u shkruhet historia ma e vërtet nga Qeveria Amerikane.
Nga James Rubin.
Kjo duhet t’u lëshohet në monitor nxansave të fillires e deri ‘doktoratë, duhet me hy në kurrikulat e edukimit kosovar!
3.
Ata – lufyëtarë të UÇKsë- rreth 30-vjeçarë kontaktojnë CIAn, mobilizojnë me moralin e flijimit për liri ushtarë të moshës së njâjtë, e mat’ri, deri nga ata që ‘u ka qitë buza tamël’; i bindin diplomatë të kalibrit të madh për kauzën e drejtë të nji populli të shtypun dhe vet shkojnë në vijat e para të frontit, me kângë e plumba dhe me ide për shtet sovran, i cili u jetësu më 17 shkurt, 2008.
Këta janë plebejët tanë, Cezarët po dhe Gandhi-t e Garibaldët, deGolët tanë’ e Zapata’ tanë, janë demiurgë e arkitektë shteti.
Njerëzit tanë Nobel.
Që ishin njerëz, pra bâjnë m’i supe edhe gabime njerëzore.
Kosova e pavarme âsht mrekullia e Shtatë Botnore!
4.
Ju që i keni bâ më 2020ën – papërjashtimisht 30-vjetë – ose që sivjet hyni në të 30-at,
çfarë keni mbrri me bâ për Atdheun Tuej!?
Shkrueni sot në ditarët tuej të jetës: “Ditën që musha 30-vjet bâna këtë punë të mirë, isha këtu e atje, takova atë e at’tjetrin, në të mirën e lirisë së Kosovës!?
Cila ishte sakrifica që bâtë?
Çmimi që paguet?
5.
S’âsht e thânun me u bâ e me bâ Kurban, as me u bâ trim me fletë. Ju, 30-vjeçarët e sotshëm muneni me ia shpagu borgjin Atdheut e Shtetit me nji sukses në shkencë, art, biznës, sport e bâmirësi.
Kjo u madhshton, u rritë!
Po mjafton të dini me respektu këto gra e burra që me 30-vjetët e tyne krijuen lirinë.
Shtetin kosovar.🇽🇰
Me ia neru rendin kushtetues e dimbolik.
Me i dhânë dashtuni!
Keni bâ shumë, nëse veç i përkisni kësaj kohe kur dëshmoi James Rubin.
6.
Digjojeni🙏

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy