Lajme

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, aktivizohet IPK-ja për hetimin e reagimit të policëve

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 07 Korrik 2025

Inspektorati Policor i Kosovës ka dalë me reagim lidhur me incidentin e ndodhur pas mesnatës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan, ku vdiq 27-vjeçari, Agon Zejnullahu.

Sipas IPK-së, zyrtarët e Policisë së Kosovës kishin reaguar në këtë rast pas pranimit të informacionit për një person të dyshuar, “i cili më vonë ishte raportuar se ka vdekur.”

Në reagim thuhet se në kuadër të autorizimeve ligjore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, do të vlerësohet dhe hetohet reagimi policor, derisa rasti do të trajtohet si “Hetim mbi vdekjen”.

-Advertisement-

“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë incident.”

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy