Lajme

“Ti nuk mundesh me i akuzu gazetarët, kur…”- Faruk Statovci i reagon Amir Rrahmanit pas deklaratës për gazetarët sportivë të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:55 | 27 June 2025

Trajneri Faruk Statovci i është kundërpërgjigjur futbollistit të kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, pasi ky i fundit ka kritikuar gazetarët nga Kosova për mungesë të prezencës së tyre në festimet e titullit kampion me Napolin, shkruan Gazeta Infokus.

Statovci në një intervistë për Infokus ka theksuar se është e padrejtë të akuzohen gazetarët për mungesë raportimi, në një kohë kur nuk janë ftuar apo koordinuar paraprakisht për të mbuluar ngjarjen.

Sipas tij deklarata e Rrahmanit ka qenë e ngutshme.

-Advertisement-

“Deklarata e Amir Rrahmanit, ne të gjithë e dimë që që nuk ka njeri që nuk i gëzohet një suksesi të Amir Rrahmanit dhe ndonjë sportisti tjetër sepse e dimë që nuk është e lehtë me u ba kampion dy herë në Itali në një garë shumë të fortë, por megjithatë deklarata e Amirit si djal i ri ka qenë pak e ngutshme sipas mendimit tim sepse ti nuk nuk mundesh me i akuzu gazetarët pse s’kanë ardh atje, sepse nëse ti i ke ba ftesë i ke thanë ejani se i keni perj meje me qenë prezentë e s’kanë ardh ajo është diqka tjetër por ti nuk mundesh me i obligu me ardh në Itali, unë besoj që të gjithë mediat dhe gazetarët i kanë dhënë shumë jehonë por duhet me pas si kur je person publik duhet me kan shumë i matur qka po flet sidomos ndaj gazetarëve”, ka deklaruar Statovci për Infokus.

Tutje shtoi se pa gazetarëve nuk mund të i dalë haku askush.

“Unë gjithmonë thamë se ne gazetarëve nuk mundemi me i dalë qysh i thonë hakut sepse pavarësisht që tash ka gazetarë të ri por gjithmonë kanë ekzistuar gazetarët edhe falë gazetarëve dhe njerëzve që kanë shkruar edhe kanë bërë mund ne jemi promovuar si persona si sportistë, sepse pa promovimin e tyre kishte me qenë e vështirë e që unë për ata shumë herë por 100% të rasteve vetëm kur nuk mundem sepse nuk mundem si person me i refuzuar ndonjë deklaratë sepse i ndjej shpirtnisht obligim ndaj tyre, sepse ju jeni ata që ne jemi promovuar dhe sot promovohemi”, ka thënë tutje Statovci./Gazeta Infokus/

Për më shumë ndiqeni storien e plotë:

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy