E god*iti disa herë me grushte në fytyrë, Prokuroria kërkon paraburgim për policin që keqtrajtoi një qytetar në Prizren
Autori: Gazeta inFokus
11:25 | 17 Qershor 2025
Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj një zyrtari policor të arrestuar nën dyshimin për “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndim të rëndë trupor”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 14 qershor 2025, rreth orës 21:35, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren. I dyshuari R.P., në cilësinë e zyrtarit policor, së bashku me kolegun e tij N.B., dyshohet se ka keqtrajtuar qytetarin S.F. gjatë ushtrimit të detyrës.
Ngjarja ka nisur pasi të dëmtuarit i ishte shqiptuar një gjobë për parkim të palejuar. Zyrtarët policorë kishin vendosur gjobën në xhamin e veturës, ndërsa i dëmtuari, që ndodhej në një kafiteri aty pranë, ka dalë jashtë dhe e ka hedhur gjobën në tokë. Më pas, policët i kanë kërkuar të paraqesë dokument identifikimi, por ai nuk i është bindur urdhrit.
Sipas dosjes hetimore, gjatë tentativës për ta arrestuar, i dëmtuari ka ofruar rezistencë. I dyshuari R.P. i ka vendosur këmbën të dëmtuarit për ta neutralizuar, duke shkaktuar rrëzimin e tij dhe të kolegut N.B.. Më pas, derisa i dëmtuari ishte i shtrirë në tokë, R.P. dyshohet se e ka goditur disa herë me grusht në pjesën e kokës – në zonën e syrit dhe veshit të majtë – duke i shkaktuar lëndime të konsiderueshme trupore.
Prokuroria ka theksuar se me këto veprime janë përmbushur elementet e veprave penale të lartëcekura dhe se rasti është trajtuar me prioritet.
“Prokuroria Themelore në Prizren mbetet e përkushtuar në luftën kundër çdo forme të shkeljes së ligjit, përfshirë edhe nga zyrtarët publikë. Sundimi i ligjit dhe përgjegjësia para drejtësisë janë parime të panegociueshme,” thuhet në njoftim.

T� tjera
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...


































