Muharremi: Kosova pagoi 2 milionë për qind më shumë se Shqipëria për bartjen e energjisë – kjo kërkon hetim urgjent
Autori: Gazeta inFokus
15:49 | 27 Maj 2025
Eksperti i ekonomisë, Shenoll Muharremi, ka reaguar pas publikimit të të dhënave që tregojnë dallime drastike në çmimet për bartjen e 1 megavat energji elektrike nga Mali i Zi më 24 dhjetor 2024, në orarin 10:00-11:00.
Muharremi ka thënë se sipas të dhënave të publikuara, në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë dhe nga i njëjti vend (Mali i Zi), por me destinacione të ndryshme – Kosovë, Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë – çmimet për bartjen e energjisë kanë qenë ekstremisht të ndryshme, shkruan Gazeta Infokus.
“Për bartjen e 1 MW energji nga Mali i Zi drejt Kosovës është paguar €798.32. Ndërkohë për Shqipërinë, çmimi ka qenë vetëm €0.04, dhe për Bosnjën €0.31. Kjo nënkupton se Kosova ka paguar 1,995,700% më shumë se Shqipëria dhe 257,423% më shumë se Bosnja”, thekson Muharremi.
Ai shton se ky dallim i jashtëzakonshëm nuk mund të kalojë pa u hetuar dhe kërkon reagim të menjëhershëm institucional.
“A ka ndonjë institucion që e sheh këtë? Apo të gjithë në gjumë? Këto janë shifra që alarmojnë dhe kërkojnë hetim urgjent. Qytetarët e Kosovës nuk mund të vazhdojnë të paguajnë çmime kaq të larta për keqmenaxhim apo mungesë përgjegjësie institucionale,” përfundon Muharremi./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...































