Kica-Xhelili i reagon Muratit: Zgjedhne kryeparlamentarin ne s’po iu ndalojmë, paraditë e fyeni LDK-në e pasdite e lusni me nderime
Autori: Gazeta inFokus
16:49 | 07 Maj 2025
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, i cili akuzoi opozitën për bllokadë në Kuvend dhe e quajti “skandaloze” ofertën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Përmes një reagimi publik, Kica-Xhelili ka theksuar se është pikërisht mazhoranca ajo që po e zvarrit zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, duke imponuar kandidatura të papranueshme dhe duke mos ofruar zgjidhje reale, shkruan Gazeta Infokus.
“Hekuran, zgjedhe more zotëri kryekuvendarin e qeverinë, kush po ju ndal? Çka po prisni nga ne nëse zgjidhjet tona nuk po ju përshtaten?” – ka shkruar ajo.
Deputetja e LDK-së ka akuzuar Vetëvendosjen për hipokrizi, duke thënë se paradite fyejnë partinë e saj, ndërsa pasdite e lusin me nderime.
“Paradite shpifni e fyeni LDK-në që pasdite e lusni me nderime. As nuk kemi nevojë t’iu demantojmë më sepse ju përgënjeshtroni veten në sinkron”, thuhet më tej në reagim.
Ajo theksoi se Vetëvendosje ka dështuar 11 herë të zgjedhë një kryetar Kuvendi përmes kandidaturave të njëanshme, duke e futur vendin në krizë të thellë institucionale. Sipas saj, qeveria tranzicionale është një zgjidhje pragmatike për të shmangur thellimin e krizës politike dhe apatisë elektorale.
“Meqë të duket zgjidhja skandaloze, DIL e tregoju sinqerisht qytetarëve se si apetitet tuaja janë më të rëndësishme se stabiliteti politik”, përfundon reagimi i Kica-Xhelilit.
Murati konsultohet edhe me “chat gpt” për “qeverinë tranzicionale”: Është ide skandaloze

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...































