Memli Krasniqi: 99% vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje sërish
Autori: Gazeta inFokus
10:40 | 04 Prill 2025
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është shprehur i bindur se Kosova do të përballet me zgjedhje të parakohshme gjatë vitit të ardhshëm, duke e vlerësuar këtë mundësi me 99% siguri, shkruan Gazeta Infokus.
Krasniqi theksoi se pengesa kryesore për të shmangur zgjedhjet mbetet pamundësia për të siguruar 80 vota në Kuvend për zgjedhjen e presidentit të ri.
“Sipas të gjitha gjasave, vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhje – me 99% mundësi. Nuk ka kush t’i sigurojë 80 vota për zgjedhjen e presidentit. Rasti i Atifete Jahjagës ka qenë krejtësisht tjetër, me një koalicion ndryshe dhe rrethana të tjera. Nuk mund të krahasohet,” u shpreh Krasniqi.
Ai shtoi se është e pakuptimtë të pritet që Albin Kurti ta formojë një qeveri të re, duke theksuar se opozita është e bashkuar dhe e fuqishme, ndërsa pozita është në një pozitë të dobësuar.
“Ka prej atyre që thonë ‘le të qeverisë Kurti, le të vazhdojë punën’, por realisht ai nuk mund të bëjë asgjë. Opozita është e fortë, dhe ai është i dobët. Mund të rrëzohet,” përfundoi kreu i PDK-së.

T� tjera
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...






























