Lajme

“Me kërkesë të deputetit spanjoll u shtye kërkesa e Kosovës për statusin e mysafirit special në Komisionin për Çështje Politike të KiE”

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 05 Mars 2025

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, që është pjesë e delegacionit të Kuvendit të Kosovës pranë Këshillit të Europës, ka thënë se sot në në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci me kërkesë të të kryetarit të Grupit të EPP, Pablo Hispán, u votua për shtyrjen e kërkesës së Kosovës për marrjen e statusit të mysafirit special në KiE.

“Sot, në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci, morëm pjesë si delegacion, ku në agjendë ishte edhe opinioni për ngritjen e statusit të Kosovës në këtë organizatë. Në fillim të takimit, me kërkesë të kryetarit të Grupit të EPP, Pablo Hispán, u votua për shtyrjen e kësaj pike nga rendi i ditës, një zhvillim i papritur që nuk ishte paraparë as në grupet politike dhe as si mundësi”.

Musliu-Shoshi tha se kjo situatë tregon “nevojën për mobilizim si shtet, në bashkëpunim me aleatët tanë, për të krijuar një strategji të qartë që do të sigurojë realizimin e prioriteteve dhe agjendave tona në arenën ndërkombëtare”.

-Advertisement-

Hiqet nga rendi i ditës kërkesa e Kosovës për marrjen e statusit të mysafirit special në Këshillin e Europës

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy