Lajme

Tasholli: Kurti ka vendosur të jetë lideri i fundit i tranzicionit politik në vend se të bëhej ai që do të na nxirrte nga llomi provincial

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 03 Mars 2025

Analisti, Ismail Tasholli thotë se kryeministri Albin Kurti ka vendosur të jetë “lideri i fundit i tranzicionit”, në vend se të ishte ai që do ta ndërronte “paradigmën tonë politike”.

“Shansi është hupë”, shkroi ai në krye të një postimi në Facebook.

“Si djal i ri që lexon shumë, Albin Kurti ka mujt me kanë lideri që kish me ndrru paradigmën tonë politike – me na nxjerr prej llomit provincial. Bile, nga kasetat e Labia’s apo Rexhep Qosja me na çu te Netflix’i e David Lynch’i. Me fuqinë e tij prej 51% do të mund t’i linte anash budallakitë shqiptarçe, e t’thoshte: “Nuk ka rëndësi kush ku është ideologjikisht, hajdeni të gjithë profesionistë të qeverisim. Nuk ka rëndësi nëse jeni apo keni qenë në PDK apo LDK – me të gjithë ju që jeni ‘normalë’, punoj për ta çu Kosovën përpara.””, shkroi Tasholli.

-Advertisement-

“Por jo. Ai vendosi të jetë lideri i fundit i TRANZICIONIT tonë politik”, shtoi ai.

Kurti ka zgjedhur, sipas Tashollit “me na shtjerrë energjinë dhe me na mbajtë në batakun ballkaniko-ideologjik”. “Aty ku IDHNAKSIA është standardi matës i secilës lëvizje politike”.

“Bravo, mos ta ninë – ia ke hangër të gjithë perspektivën gjeneratës tane dhe mundësitë vendit… Mana qaty te Rexhep Qosja se gjeneratë botëbesimi politik e ki! 😂🤦‍♂️“, shkroi Tasholli.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy