Lajme

Ish-ambasadori, Minxhozi shpallet “Qytetar Nderi” në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 13 December 2024

Kuvendi i Komunal i Gjilanit në seancën solemne, e ka shpallur “Qytetar Nderi” ish-ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Ish-diplomati Minxhozi në sallën e Kuvendit Komunal u pa i emocionuar pasi për të ky çmim ka vlerë të madhe. Ish-ambasadori gjatë ceremonisë veçoi Gjilanin për shume çështje të ndryshme.

“Shembulli i sjelljes të gjilanasve ndaj pakicave, sidomos pakicave serbe këtu është një shembull për t’u marr në konsideratë. Gjilani padyshim është vendi me kriminalitetin më të ulët në të gjithë Kosovën. Gjilani fal dhe emigracionit ka arritur që të zhvillojë industrinë dhe degë të ndryshme të ekonomisë. Natyrisht Gjilani me aq sa di unë ka emigracionin më të hershëm në gjithë Kosovën dhe është hyrë dija e perëndimit duke u kthyer në një faktor stabilizimi”, deklaroi Minxhozi.

-Advertisement-

Falënderimet për kontributin e Minxhozit, nuk i kurseu kryetari i tanishëm I komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

“Sot kemi kënaqësinë të shpallim qytetar nderi, ish-ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin. Ky titull është shprehje e respektit më të lartë që qyteti ynë mund t’i jap një individi si vlerësim për kontributin e tij të jashtëzakonshëm. Qytetar nderi nuk është vetëm një çmim por shumë më shumë ndaj ambasadorit. Është një simbol I dashurisë dhe mirënjohjes, i vlerësimit të qytetarëve tonë për një mik dhe partner të fortë siç është Qemal Minxhozi”, deklaroi kryetari Hyseni.

Gjatë mbledhjes nuk mungoi as ish kryetari I komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. Ky i fundit, Minxhozit i tha se “dera e Gjilanit do jetë gjithmonë e hapur për ty”.

“Në Gjilan thuhet se vështirë të pranojmë për mik, por kur të bëjmë, nuk të lëshojmë më. Ti nuk mund të largohesh nga ne sepse na ke dhënë miqësi, kujdes, kontribut e kjo miqësi tash e tutje do mbetet e vendosur në gjeneratat e ardhshme dhe në histori të Gjilanit, për sa të jetë jeta. Faleminderit për tërë atë kontribut dhe atë miqësi që u ke dhënë njerëzve të Gjilanit”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera