Lajme

“U shkrepën 15 plụmba” – Dy të plạgosur nga gjuajtjet me ạrmë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 21 November 2024

Dy persona janë plagosur pasditen e së enjtes në një përleshje me armë që ndodhi në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë afër një pompe benzine.

Rastin e ka konfirmuar për Infokus zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 16:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Mon Balaj” në Prishtinë.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se dy persona kanë marrë lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia në mënyrë aktive po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të sqarimit të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen si dhe identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personave që dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

Dyshohet se janë shkrepur mbi 15 plumba dhe se tashmë është arrestuar një i dyshuar mirëpo kjo ende nuk është konfimruar nga policia e Kosovës./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera