Lajme

Prishtina ndan 207 mijë euro për dekorimin e qytetit, këto janë dy kompanitë përfituese

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 19 November 2024

Komuna e Prishtinës ka filluar procedurat për dekorimin e kryeqytetit për festat e fundvitit. Këtë vit komuna ka shpërblyer dy kompani për dekorimin e qytetit duke ndarë 207 mijë euro.

Në bazë të specifikave që i ka kërkuar komuna, del se këtë vit do të ketë dekore të marrë shembuj nga shtete të fuqishme si Amerika dhe shtete të tjera evropiane.

Sipas dosjes së tenderit kompania “Agro Bau” është shpërblyer në Lotin 1 me çmimin 127 mijë e 700 euro.

-Advertisement-

Kompania “Te Fatosi” është shpërblyer me kontratë në vlerë 79 mijë e 920 euro në Lotin 2.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera