Lajme

Liburn Aliu për herë të parë flet për nisjen e hetimeve ndaj tij në lidhje me rastin e ambalazhuesve të ujit

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 23 Tetor 2024

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se s’ka informacion zyrtar nëse Prokuroria Speciale ka zgjeruar hetimet në lidhje me çështjen e ambalazhuesve të ujit.

Aliu ritheksoi se ai do të jetë në bashkëpunim me drejtësinë dhe ligjin, derisa u shpreh më i rezervuar për të komentuar rolin e tij për rastin e ambalazhuesit e ujit.

Këto komente Aliu i bëri pas mbledhjes së qeverisë të mërkurën.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy