Lajme

Së shpejti nis evidentimi i kosovarëve që Gjermania i regjistroi edhe si shtetas të Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 17 Tetor 2024

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të përfundojë evidentimi i qytetarëve të Kosovës të regjistruar me automatizëm edhe si shtetas të Serbisë në komuna të ndryshme gjermane.

Ajeti bëri të ditur se konfirmimi zyrtar për zgjidhjen e këtij problemi, sipas tij, të kamotshëm, u bë në takimin me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme, Bernd Krosser.

“Ky problem i trashëguar prej më shumë se 16 viteve ka prekur dhjetëra mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës me vendbanim në Gjermani, duke iu shkaktuar probleme në forma të ndryshme”.

-Advertisement-

“Nga takimi ynë i radhës me Bernd Krösser, Sekretarin e Shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme, pranuam konfirmimin zyrtar për zgjidhjen e këtij problemi të kamotshëm. Shumë shpejtë do t’ju informojmë mbi përmirësimin praktik të këtij procesi”, tha Ajeti.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy