Si shkoi seanca e sotme gjyqësore për Banjskën?
Autori: Gazeta inFokus
12:42 | 09 Tetor 2024
Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë sot u mbajt seanca e dytë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.
Tre nga 45 të akuzuarit janë paraqitur përpara trupit gjykues, teksa të njëjtit kanë qenë nën masën e paraburgimit prej 24, respektivisht 25 shtatorit të vitit të kaluar.
Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq sot patën mundësinë për t’u deklaruar rreth fajësisë së tyre, pasi seanca e dy javëve më parë u shtye, me kërkesë të avokatëve mbrojtës të të dyshuarve.
Seanca nisi me prokurorin e rastit, Naim Abazi, i cili lexoi aktakuzën e ngritur, për të vijuar me gjyqtarin Arben Hoti, që ftoi të pandehurit për t’u deklaruar rreth fajësisë së tyre.
I pandehuri Spasojeviq deklaroi se e ka kuptuar aktakuzën dhe ka thënë se nuk dëshiron të deklarohet rreth fajësisë.
“Në këtë fazë, unë nuk dëshiroj të deklarohem rreth aktakuzës”, deklaroi i pandehuri tjetër, Vladimir Toliq.
“Unë jam i vetëdijshëm që shumica në këtë sallë më shohin si të fajshëm, por unë deklarohem se nuk kam lidhje me këtë aktakuzë”, deklaroi i pandehuri Dushan Maksimoviq.
Gjyqtari Hoti njoftoi të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre se, në afat prej 30 ditësh, kanë të drejtë të bëjnë kundërshtimin e provave dhe të bëjnë kërkesë për hudhje të aktakuzës.
Në anën tjetër, në seancën e sotme, njëjtë si në atë të dy javëve më parë, morën pjesë edhe pjesëtarët e policisë, Alban Rashiti, Sead Dushi dhe Çlirim Shaqiri, si dëshmitarë të sulmit, si dhe avokati mbrojtës i familjes së Afrim Bunjakut, Arianit Koci.
Ky i fundit, pas përfundimit të seancës, deklaroi se ka informacione që, përveç 42 të akuzuarve, edhe shumë persona të tjerë janë të përfshirë në rastin e sulmit.
“Kam informacione që janë edhe shumë persona të tjerë të përfshirë, a do të ngrihet edhe një aktakuzë e re apo do të zgjerohet kjo mbetet në strategjinë e Prokurorit. Hetimet për këtë rast, në mënyrë të vrullshme dhe intensive, po vazhdojnë. Gjykata Supreme i di punët e veta, unë besoj se po e trajtojnë me prioritet. Sa i përket 42 personave që janë të akuzuar, për ta më jetë nuk ka. Ata janë në kërkesën e kuqe të Interpolit, ata jo që nuk munden me dalë prej Serbisë, por pres në çdo moment që Serbia, ose kur t’i vijë koha, t’i dorëzojë në Kosovë” deklaroi Koci.
Më 11 shtator, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit (ish-nënkryetar i Listës Serbe) dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.
Të akuzuarit akuzohen se, përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, tentuan ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë.
45 të akuzuarit ngarkohen me veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpëlarja e parave”.
Dy javë më pare u propozua që procesi gjyqësor të procedohet ndaras për të pandehurit e këtij rasti,

T� tjera
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...































