Lajme

Llapi synon t’ia shkaktojë humbjen e parë Suharekës

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 27 Shtator 2024

Java e shtatë në Superligën e Kosovës në futboll nis sot me ndeshjen ndërmjet Llapit dhe Suharekës.

Ky takim pritet të jetë mjaft interesant dhe të zgjojë kureshtjen e tifozëve llapjanë. Suhareka aktualisht është në pozitën e parë me 13 pikë dhe në pesë ndeshje të zhvilluara nuk di për humbje. Në anën tjetër, edhe Llapi në dy xhirot e fundit ka treguar formë të mirë, duke realizuar dy fitore dhe aktualisht renditet në pozitën e pestë me 10 pikë, teksa në duelin e sotëm synon ta njoftojë me humbje skuadrën e drejtuar nga Shpëtim Duro. Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe nis në orën 15:00.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy